Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka nisur takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë.
“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë, të cilët sikurse në të gjitha takimet e zhvilluara nga Salianji, kanë mbushur edhe sallën në qytetin e Korçës.
Duke falënderuar qytetarët për këtë mbështetje, Salianji tha se shpresa për PD dhe opozitën është plot.
“Të nderuar miq, demokratë e demokrate, as bora as akulli as ngrica nuk e pengon që Korça të jetë vullkan që salla të jetë plot. Sheshet në Korçë përherë na janë përgjigjur. E nisëm këtë vit për fitore dhe ndryshim dhe Korça po e tregon veten.”, tha ai.










Discussion about this post