GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Është i respektueshëm”/ Pse Gjykata liroi nga qelia para kohe Julian Gjoshin, autorin e vrasjes në Ndroq

10:14 - 04/12/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Ndroq/ Emri i Julian Gjoshit në përgjimet e “Sky”, Altin Hajri i kërkoi ndihmë deputetit të PS që t’i lironte kunatin

Në foto: Autori i dyshuar Julian Gjoshi (majtas) dhe viktima Alfred Dedja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet vendimi vendimin që i fali 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke liruar nga qelia Julian Gjoshin, kunatin e Altin Hajrit, që vrau me armë zjarri të dielën e 1 dhjetorit në Ndroq të Tiranës 50-vjeçarin Alfred Dedja.

Gjoshi ra në pranga më 19 janar të 2021, pas një kontrolli rutinë të forcave operacionale “Shqiponjat” ku e konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Pas kontrolleve në makinë poshtë sediljes së shoferit, i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe karikatorin me fishekë brenda saj.

Julian Gjoshi

Gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë nga qelia 26-vjeçarin më 23 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që gjykimi i tij u bë me procedurë të shkurtuar, ku përfitoi zbritjen e dënimit me 1/3.

Gjyqtarja Shefkie Demiraj (Mataj), pranoi pretencën e Prokurorit Hysni Mulaj për ta dënuar Gjoshin me 6 vite, por aplikoi nënin 59 të Kodit Penal mbi rrethanat lehtësuese.

Në vendimin e Gjykatës bien në sy një sërë elementesh, nga një problem shëndetësor i të pandehurit, nevoja e babait të tij për përkujdesje, pendesa e thellë e të riut apo respekti që ai dhe familja e tij gëzonin në komunitetin ku jetonin.

Arsyetimi

Gjykata merr në konsideratë faktin se i pandehuri ka mbajtur qëndrim pendues ndaj veprave  penale të kryer nga ana e tij gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Gjykata, në aplikimin e nenit 59 te K Penal ka në qendër të vëmendjes gjendjen e rëndë shëndetësore të të pandehuri ku sipas raportit te koreografisë datë 21.09.2020, është arritur në konkluzion Infarkt akut miokardi pa ngritje të segmentit ST, në pacient me stenozë kritike të trunkut komun dhe sëmundje 3-vazale të artiereve koronare.

Gjykata gjithashtu në aplikimin e nenit 59 të K Penal ka në qendër të vëmendjes faktin se i pandehuri dhe familja e tij gëzojnë  respekt në komunitetin ku jetojnë.

Gjykata merr në konsiderate edhe gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të të pandehurit ku sipas aktit mjekësor nr 1213, regjistri  lëshuar nga mjekja J.C., ndër të tjera thuhet se duhet të ketë familjarin në çdo moment për përkujdesje.

Veç kësaj, vijon në arsyetimin e saj gjykata, nga arma e zjarrit të sekuestruar, nuk është provuar të jetë bërë qitje nga i pandehuri, ndërkohë që rezultuan se pistoleta dhe fishekët, ishin në gjendje normale për qitje.

Gjatë leximit të vendimit, ngrihen pikëpyetje mbi një deklarim të Julian Gjoshit në momentin e dëshmisë para OPGJ-së se arma nuk ishte e tij por e kishte gjetur në rrugë dhe do ta dorëzonte në Komisariat.

Në vendimin e Gjykatës, palët pranuan autorësinë e të riut, dhe nuk pasqyrohet më tej, nëse ky deklarim ishte i saktë apo i rremë.

Julian Gjoshit iu falën 2 vite 7 muaj e 9 ditë burg duke e vënë në provë për një afat 3 vjeçar, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale.

/Ora News/

Etiketa: Gjykata TiraneJulian GjoshiKryesore1PROKURORIA TIRANE

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Nga Kolumbia drejt vendeve të BE-së/ Sekuestrohen 5.8 ton kokainë, 32 të arrestuar

Nga Kolumbia drejt vendeve të BE-së/ Sekuestrohen 5.8 ton kokainë, 32 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

Një skandal i madh ka “shpërthyer” në Turqi. Shumë futbollistë, presidentë, komentatorë dhe menaxherë të futbollit janë përfshirë në këtë...

Lexo më shumë
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com