GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Është provë krimi”/ Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin “Albanian File”: Hetoni kryeministrin Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Është provë krimi”/ Protestuesit dorëzojnë në SPAK  librin “Albanian File”: Hetoni kryeministrin Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë të mërkurë para ambienteve të SPAK, ku po dorëzojnë librin “Albanian Files”, i firmosur një ditë më parë nga pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar në shesh.

Protestuesit përsëritën se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tyre, ky libër është arma e krimit me të cilin Rama ka shkatërruar Shqipërinë.

Po ashtu ata paralajmërojnë se do të bëjnë edhe një kallëzim.

“Në atë libër janë  projektet që një pjesë janë ndërtuar, disa të tjerë do të ndërtohen. Aty është edhe projekti i Zvërnecit që në vitin 2022, ndërkohë që Edi Rama tha se nuk ka projekt. Është arma e krimit me të cilit Rama ka shkatërruar Shqipërinë”, tha një prej aktivisteve.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi para SPAK se libri “Albanian Files”, i firmosur nga protestuesit, përmban 523 projekte, të cilat sipas saj janë të ndërtuara, në proces ndërtimi ose të planifikuara për t’u realizuar.

Vatnikaj tha se dokumenti tregon shmangien e konsultimeve dhe pretendoi se ligji 2424 është miratuar në lidhje me projekte që ishin parashikuar më herët.

Aktivistja kërkoi që hetimet të vijojnë deri në fund, duke theksuar se drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, pavarësisht pushtetit.

“Në këtë libër gjenden 523 projekte, disa të ndërtuara, disa në ndërtim e sipër dhe disa të tjera në plan për tu ndërtuar. Në këtë libër del qartë se Rama ka shmangur konsultimin. Në këtë libër del qartë se ligji 2424 është një ligj i miratuar për shkak të projekteve të ndryshme që gjendjen në këtë libër vite më parë se të ndryshohej ligji.

Ne jemi këtu për ti dhënë SPAK se ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne nuk jemi për drejtësi popullore, por ne kërkojmë një shtet të së drejtës ku kryeministri të trajtohet dhe hetohet si të gjithë qytetarët. Kërkojmë drejtësi deri në fund dhe drejtësi për të gjithë pavarësisht pushtetit momental”, tha aktivistja Sidorela Vatnikaj.

Etiketa: aktivisteKryesore1liberSpak

Lajme të lidhura

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

13:26 - 24/07/26
Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve
Aktualitet

Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

13:10 - 24/07/26
Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit
Aktualitet

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

13:03 - 24/07/26
Para
Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor

Kreu i SPAK: Hetimet duhet të fokusohen për organizatorët dhe përfitusit e korrupsionit zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë
Aktualitet

Shiste kokainë dhe kanabis, arrestohet adoleshenti në Tiranë

13:26 - 24/07/26

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza. I mituri u kap...

Lexo më shumë
Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

Prej dy muajsh i kërkojnë dorëheqjen, Rama sulmon protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm puplat dhe vezët e ditëzinjve

13:10 - 24/07/26
Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

Tirana dhe Elbasani “nën pushtetin” e pluhurit, raporti nxjerr ndotësit kryesorë të ajrit

13:03 - 24/07/26
Kryeministri e pranon: Administrata paradite në punë, pasdite këndonin në protestë ‘Rama jepe dorëheqjen’

Kryeministri e pranon: Administrata paradite në punë, pasdite këndonin në protestë ‘Rama jepe dorëheqjen’

12:43 - 24/07/26
Luajti 3 ndeshje në Botëror, futbollisti rezulton pozitiv në testin e drogës

Luajti 3 ndeshje në Botëror, futbollisti rezulton pozitiv në testin e drogës

12:37 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com