GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Është psiqik me armët”/ Dalin fotot e Nuredin Dumanit para arrestimit, me superkallash dhe pistoletë izraelite

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Është psiqik me armët”/ Dalin fotot e Nuredin Dumanit para arrestimit, me superkallash dhe pistoletë izraelite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen fotografitë e papublikuara më parë të bashkëpuntorit të SPAK, Nuredin Dumani, teksa përdor armatim modern si kallashnikov, pistoletë izraelite “BUL M-5”, “Glock” austriake dhe deri tek “TT”.

EKSKLUZIVE/ Nuredin Dumani me super-kallash dhe pistoletë “BUL”

“Ora News” ka publikuar fotografitë dhe videon të zbuluara nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestruar Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.

Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të paisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.

Fotografitë janë bërë mes datës 28 dhe 29 Mars, vetëm një ditë para se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Elbasanit, me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.

Ekspertët kanë gjetur një video 29 sekondashe,ku siç shihet në pamjet shfaqet Nuredin Dumani, me një kapuç në kokë dhe provon mekanikisht dy automatikë kallashnikov dhe dy pistoleta “Glock” dhe “BUL M-5” të prodhimit modern izraelit.

Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore.

Në sekondën e 4, thuhet në raport-ekspertimi, dëgjohet Henrik Hoxhaj duke thënë:“…Kusho është psiqik me armët…”.

Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.

E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”.

Gjithashtu sërisht në këtë moment dëgjohet zëri i një personi të tretë të paidentifikuar që i thotë Dumanit “…mos e mbush armën…”.

Ndërsa në një video tjetër 14 sekonda, shfaqet Nuredin Dumani në 28 Mars, në anfërsi të një kanali me ujë, duke mbajtur një automatik me silenciator dhe mbushur atë.

Vendi nuk dihet se ku është, por njeriu që ka filmuar Dumanin është Henrik Hoxhaj, i cili i thotë “…Gati…”.

Pas kësaj Dumani, filmohet teksa kryen manovra qitje me armën automatike. Ndërsa në këtë foto tjetër me tabelën numerike me Nr.3, shfaqet super-automatiku që RENEA, i sekuestroi Nuredin Dumanit tek koka, në banesën ku ai qëndronte i fshehur në Fier.

“Ora News” ka mundur të zbulojë dhe fotografi dy pistoletave me preçizion të lartë që përdorte Nuredin Dumani, i cili tashmë është marë i pandehur për disa krime të rënda, por deri në këtë fazë ku nodhet çështja ai vijon të jetë bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK.

Tabela fotografike e paraqitur më poshtë, tregon potencialin ekonomik dhe lehtësinë për të siguruar armët moderne, që Nuredin Dumani arrinte të gjente brenda një kohe të shkurtër.

Etiketa: dalin fototKryesore1me armatimNuredin Dumanipara arrestimit

Lajme të lidhura

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi
Aktualitet

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër
Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Para
Champions League rikthehet me sfida drithëruese

Champions League rikthehet me sfida drithëruese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com