GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Etja për miliona të shpejta, zonjat e Rilindjes që po “shijojnë” prangat

17:12 - 08/06/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Etja për miliona të shpejta, zonjat e Rilindjes që po “shijojnë” prangat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tetor të vitit 2019, kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama, deklaroi: “Kemi 50 përqind të këshillave bashkiak me gra dhe vajza, 60 përqind e administratës publike janë gra dhe vajza dhe kjo do të thotë që minimalisht kemi 60 përqind të administraës të pakorruptueshëm, pasi gratë dhe vajzat korruptohen më pak se burrat”.

Ujërat kanë kaluar nga ajo kohë dhe tashmë, perceptimi se gratë dhe vajzat e Rilindjes janë po aq të korruptueshme sa edhe burrat “rilindas” është më i fortë se kurrë.

Në pak muaj të fundit, disa grad he vajza, me poste të rëndësishme shtetërore dhe qeveritare, kanë rënë në pranga, kryesisht për korrupsion, por edhe në ndonjë rast për trafik droge.

Alda Klosi

Serinë e prangave për gratë dhe vajzat e Rilindjes e hapi Alda Klosi. Një ish-zyrtare e rëndësishme, e punësuar gjithnjë pranë ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, si anëtare e kabinetit të tij, Klosi raportoi në mes të Dhjetorit 2022 se pastruesja i kishte vjedhur rreth 120 mijë euro në shtëpi.

Këto shuma, sipas saj, ishin mbledhur nga familjarët e saj për të ndihmuar xhaxhain që ishte i sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe të Policisë zbuluan rreth 500 mijë euro në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, e cila u arrestua së bashku me djalin e saj.

Alda Klosi
Alda Klosi

50-vjeçarja Dobi, e cila nuk e mbajti lehtë burgun, u hap para hetuesve, duke thënë se vjedhja nuk ishte reale. E gjithë historia ishte një inskenim, i ideruar nga punëdhënësja e saj, Alda Klosi, për të fshehur shumat e parave dhe për t’i siguruar nga bashkëshorti i zyrtares, me të cilin ishte në proces divorci.

Hetimet morën një rrjedhë tjetër dhe prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e Alda Klosit, nën dyshimet e “fshehjes së pasurisë”.

Erisa Fero

Pak ditë më parë, Gjykata e Lartë refuzoi lirimin nga qelia të Erisa Feros, specialistja 28-vjeçare e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e arrestuar për trafik droge nga Shqipëria drejt Maqedonisë.

Ajo u arrestua në flagrancë nga Policia në fund të dhjetorit 2022, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, duke transportuar mbi 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Erisa Fero
Erisa Fero

Erisa Fero ishte nën mbikqyrjen e Policisë prej disa javësh. Ajo dyshohet se siguronte lëndën narkotike në Shkodër dhe, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj, e kalonte në Maqedoni.

Sipas të dhënave hetimore, rezulton se ajo, sa herë që ndalohej nga policia në drejtimin e mjetit, përdorte dokumentin e punësimit pranë AKSHI-t për të shmangur kontrollet.

Etleva Kondi

Zonja Kondi, ish-zyrtare e lartë në Ministrinë e Ekonomisë gjatë kohës që e drejtonte Arben Ahmetaj, ka pasur një rol thelbësor në përgatitjen e kontratës koncesionare për ndërtimin e impiantit të mbetjeve në Elbasan.

Etleva Kondi tashmë është e arrestuar dhe e marrë e pandehur nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), e akuzuar se është përfshirë në korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Të dhënat e siguruara nga dosja hetimore e SPAK-ut tregojnë se ajo ka pasur rol vendimtar në përgatitjen e dokumentacionit të koncesionit dhe “dorëzimin” e kontratës 28 milionë euro tek kompania “Albtek Energy”, me pronare zyrtare Stela Gugallja, por me pronar faktik bashkëjetuesin e saj, Mirel (Klodian Mërtiri).

Në këtë histori është përfshirë edhe biznesmeni Klodian Zoto. Etleva Kondi i drejtohej këtyre dy personazheve me termin “Klodër”.

Etleva Kondi
Etleva Kondi

Në datën 26.08.2014 shtetasja Etleva Kondi i ka dërguar një e-mail të pandehurit Klodian Zoto, bashkëlidhur të cilit është folderi me emrin “Bashkia Elbasan” ku ndodhet një shkresë draft e përgatitur në emër të Bashkisë Elbasan, drejtuar shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, në përgjigje të shprehjes së interesit për trajtimin e mbetjeve urbane të depozituar në Bashkinë Elbasan.

Përveç draftit të shkresës, shtetasja Etleva Kondi i ka shkruar të pandehurit Klodian Zoto si më poshtë:

“Klodër…. kini parasysh si vijon:

– së pari, Bashkia Elbasan duhet të miratojë këtë konçension në Këshillin Bashkiak. (nuk jam e sigurtë para apo pas shkresës që mund t’ju nisë juve).

– së dyti, duhet të krijojë një komision të dhënies së konçensionit që, pasi të ketë bërë këtë shkresë, do t’ía bëjmë gati ne (në ligj parashikohet që mund të marrin ekspertë të fushës, që kështu mund të jem edhe unë me ndonjë kolege)..”.   

Joana Duro

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, u arrestua në flagrancë pak ditë më parë, pasi u kap me 330 mijë lekë të reja në duar, të dhëna nga kompania “Dricons”, si shpërblim për dhënien e një tenderi supervizimi.

Ky është dyshimi i SPAK-ut, i cili udhëhoqi hetimin, ku u arrestuan krahas Duros, edhe një zyrtare tjetër shtetërore, Laura Sheto, si edhe dy përfaqësues të kompanisë “Dricons”.

Joana Duro
Joana Duro

Lajmi për arrestimin e zyrtares shumë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, u dha nga vetë kryeministri Edi Rama, para se informacioni të bëhej publik nga Policia apo Prokuroria e Posaçme.

Joana Duro dhe Laura Sheto u vendosën nën masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Posaçme, ndërkohë që Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka mohuar akuzat.

Zonjat e Vangjush Dakos

Në fillim të kësaj jave, Prokuroria e Posaçme urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën në dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat në vitin 2011.

Në dosjen e hetimore rezultojnë të përfshira edhe të paktën tre zonja, të cilat kanë mbajtur më herët funksione zyrtare në Bashkinë e Durrësit, gjatë kohës që drejtohej nga Dako.

Ato janë Meri Selimi Ferzilet Hajdëri dhe Diana Dedja. Për tre zonjat, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: gratërilindjes

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Fjalimi i Ramës kundër raportit të Dick Marty-t, Kurti: S’e kam dëgjuar, në darkë do e dëgjoj…

Asosacioni, Kurti i përgjigjet Ramës: Nuk pranohen tekste alternative

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com