GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Euractiv: Fitore dërrmuese e socialistëve në zgjedhjet lokale në Shqipëri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Euractiv: Fitore dërrmuese e socialistëve në zgjedhjet lokale në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, sugjerojnë se Partia Socialiste në pushtet, e cila ka mbajtur gjithashtu 60 nga 61 bashkitë në katër vitet e fundit, do të sigurojë një fitore dërrmuese, thotë Euractiv.

Zgjedhjet e fundit vendore në vitin 2019 u bojkotuan nga opozita me akuzat e blerjes së votave dhe frikësimit të votuesve. Kjo, thuhet në shkrim, rezultoi në pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve në historinë e demokracisë shqiptare dhe një fitore për socialistët.

30.9% e vendos Euractiv nivelin e pjesëmarrjes.  Shumë e ulët duket ka qenë pjesëmarrja e atyre që votonin për herë të parë, vetëm 13.5%, çka nënkupton një problem me angazhimin e të rinjve në këtë proces.

Menjëherë pas mbylljes së votimit, Rama postoi një foto të parashikimit të tij të rezultateve; 50 komuna partisë së tij dhe 11 të partive opozitare. Me numërimin e votave gjatë natës, vetëm një pjesë e vogël e komunave kanë shpallur rezultate të plota ose të pjesshme.

Në kohën e postimit, PS-ja udhëhiqte në të gjitha bashkitë përveç tetë bashkive me fitore të papritura dhe kryeson në bastione të mëparshme të opozitës si Tropoja, Kukësi dhe Dibra në veri. Në kryeqytetin e Tiranës, kandidati socialist dhe kryebashkiaku në detyrë Erion Veliaj duket se do të fitojë një mandat të tretë, duke lënë pas dukshëm kandidatët e opozitës.

Partia Socialiste kryeson edhe në zona kyçe si Durrësi, Vlora, Korça, Gjirokastra dhe Fieri.Partia Demokratike, e vuajtur nga një ndarje e thellë në bazën e votuesve dhe e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duket se ka përjetuar një disfatë të konsiderueshme, duke regjistruar performanca njëshifrore në shumë bashki, të ngjashme me partitë më të vogla të pavarura.

Gjatë ditës nuk u raportuan incidente të rënda, vazhdon shkrimi, përveç disa përleshjesh të vogla e një sërë parregullsish.

 

Etiketa: EuractivsocialistZgjedhje

Lajme të lidhura

Deputeti Igli Cara në parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum
Aktualitet

Deputeti Igli Cara në parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum

20:49 - 08/10/26
“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
Breaking Views

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

20:37 - 08/10/26
Reforma Territoriale / Qytetarët rrethojnë Kuvendin: Shkrini qeverinë, jo bashkitë!
Aktualitet

Reforma Territoriale / Qytetarët rrethojnë Kuvendin: Shkrini qeverinë, jo bashkitë!

20:25 - 08/10/26
Para
Humbi zgjedhjet në Shkodër, reagon Bardh Spahia

Humbi zgjedhjet në Shkodër, reagon Bardh Spahia

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar humb jetën në Itali, e godet teleferiku në pyjet e Bolonjas
Aktualitet

I riu shqiptar humb jetën në Itali, e godet teleferiku në pyjet e Bolonjas

20:57 - 08/10/26

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në pyjet e Rasorës,...

Lexo më shumë
Deputeti Igli Cara në parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum

Deputeti Igli Cara në parlament: Rama nuk ka besë, shpopulloi Shqipërinë. ‘Territorialen’ çojeni në referendum

20:49 - 08/10/26
“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

20:37 - 08/10/26
Vrau 5 persona në 3 shtete, Mane Driza gati për ekstradimin në Shqipëri

Vrau 5 persona në 3 shtete, Mane Driza gati për ekstradimin në Shqipëri

20:34 - 08/10/26
Reforma Territoriale / Qytetarët rrethojnë Kuvendin: Shkrini qeverinë, jo bashkitë!

Reforma Territoriale / Qytetarët rrethojnë Kuvendin: Shkrini qeverinë, jo bashkitë!

20:25 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com