GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

‘EURO 2024’, Laçi: Do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin

15:02 - 12/06/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
‘EURO 2024’, Laçi: Do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për mesfushorin e kombëtares shqiptare të futbollit, Qazim Laçin skuadra është gati për të nisur rrugëtimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024 dhe po përgatitet çdo ditë e më shumë për ndeshjet me Italinë, Kroacinë e Spanjën.

28-vjeçari shqiptar deklaroi në konferencën për mediet në prag të ndeshjes debutuese në EURO2024 ndaj Italisë, që luhet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund se takimi i parë është i rëndësishëm për çdo skuadër si dhe është ndeshja me më shumë presion.

Përsa i përket konkurrencës mes reparteve, Laçi shtoi se është pozitive dhe se në fund edhe nëse luajnë titullar, por edhe nëse luajnë vetëm një minutë rëndësi ka që të japin maksimumin në çdo ndeshje.

Si keni punuar dhe a do luani nga minuta e parë? “Kemi punuar shumë mirë, organizimi është shumë i mirë nga stafi e federata. Kemi punuar shumë mirë dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi gati për ndeshjen me Italinë. Kush do të jetë titullar e vendos trajneri, të gjithë lojtarët janë gati e po punojnë shumë fortë, nëse luajmë nga minuta e parë apo luajmë vetëm një minutë nuk ka rëndësi, të gjithë jemi në dispozicion të trajnerit.”

Përplasja mes mesfushave sepse si Italia ashtu edhe Shqipëria janë shumë mirë në këtë repart? “Do të jetë një përballje shumë e vështirë. Që kur u hodh shorti e dinim që do të ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Të gjithë lojtarët po japin maksimumin dhe janë shumë të motivuar dhe të fokusuar te kjo ndeshje dhe do luftojmë deri në fund për të dhënë maksimumin.”

Sa do peshojë fati i Shqipërisë në ndeshjen e parë? “Ndeshja e parë është gjithmonë më e vështira për të gjitha ekipet si për ne edhe për Italinë. Ne kemi arritur me shumë meritë këtu, kemi punuar shumë dhe në kualifikuese kemi dhënë maksimumin. Kështu do vazhdojmë edhe më tej, jemi stërvitur shumë dhe atë do bëjmë edhe në ndeshje, ne duam të marrim maksimumi e pikëve në ndeshjen e parë.”

Konkurrenca në reparte mes lojtarëve a ndjehet në Kombëtare? “Është një konkurrencë shumë pozitive, të gjithë lojtarët janë të barabartë. Kombëtarja ka marrë lojtarët më të mirë, por ka shumë konkurrencë të madhe në çdo repart, por të gjithë do të japin maksimumin për Kombëtaren aty e kemi vëmendjen, që të ecim sa më lart.”

Me cilën nga tre skuadrat pret me më tepër dëshirë që të përballesh? “Të tre janë shumë të fortë, kanë cilësi dhe është shumë e vështirë të bësh një zgjedhje. Për mendimin e tij çdo ekip ka lojtarë me diferenca dhe tiparet e veta, rëndësi ka që të marrim çdo ndeshje me radhë dhe me shumë interes.”

Si ndjeheni para ndeshjes me Italinë? “Jemi gati, të gjithë lojtarët janë gati. Shyqyr nuk kemi pasur dëmtime kjo është kryesorja. Ndeshja e parë do jetë pak me stres, pasi dihet, por besoj dhe e di që të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar dhe kjo është pozitive për ne.”

A keni marrë këshilla nga lojtarët që kanë qenë në EURO 2016? “Nuk kanë thënë diçka specifike, por është e vërtetë që me eksperiencën që kanë na kanë ndihmuar shumë në stërvitje, për t’u përballur në ndeshjen me Italinë dhe në ndeshjet e tjera.”

Sa presion ka Shqipëria në këtë grup? “Në kualifikuese në kemi dhënë maksimumin, e mbaruam në vendin e parë sepse e merituam. Në Europian në ndeshjet që na presin ne do mbërrijmë me këmbë në tokë. E dimë që kemi kundërshtarë shumë të fortë, por ne do ta shijojmë dhe do japim maksimumin, pasi kjo fanellë vlen shumë.

Shqipëria është pjesë e Grupit B së bashku me Italinë, Kroacinë e Spanjën, me të cilat do të përballet respektivisht në datat 15 qershor, 19 qershor dhe 24 qershor.

Etiketa: Lacimaksimum

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Çiljeta Xhilagën e pushton nostalgjia, hap arkivat e fëmijërisë

“Puçi, puçi të dua finaliste”, këngëtarja e njohur surprizon me dron Çiljetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com