GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Euro 2024/ Shqipëria barazon Kroacinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

17:02 - 19/06/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbyllet pjesa e parë/ Shqipëria në avantazh minimal ndaj Kroacisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria barazon në frymën e fundit ndaj Kroacisë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim.

Shqipëria u shfaq me dy fytyra të takimin e sotëm në Hamburg, ku tifozeritë e të dyja ekipeve ishin të zjarrta.

Pjesa e parë foli për kuqezinjtë, që u futën mirë në fushë, duke u treguar luftarakë dhe duke mos u lënë hapësira kroatëve, që hasën vështirësi për të depërtuar në zonën e kuq e zinjve. Goli i avantazhit erdhi në minutën e 11-të. Krosi i Jasir Asanit gjen kokën e Qazim Laçit, i cili me një devijim të lehtë e çon topin në rrjetën kroate. Shqipëria 1-0 Kroacia!  (VIDEO E GOLIT)

Kombëtarja kishte rastin për të dyfishuar me Kristjan Asllanin, i cili doli përballë me portierin kroat pas një pasimi nga Asani. Kundërsulmi nuk u arrit të finalizohej me gëzim për kuq e zinjtë, pasi goditja e mesfushorit të Interit u bllokua nga gardiani i kroatëve.

Një tjetër rast i mirë për Shqipërinë ishte edhe ai në fundin e pjesës së parë, kur Manaj goditi me kokë nga brenda zone, por Livakovic priti edhe njëherë.

Pjesa e dytë nisi ndryshe. Kroatët shtuan presionin duke detyruar kuq e zinjtë të luajnë më shpesh në mbrojtje.

Djemtë e Dalic u shpërblyen në minutën e 74′, kur Kramaric e çoi topin pas shpinës së Strakoshës. (VIDEO E GOLIT) Vetëm dy minuta më pas, Gjasula i sapo futur në fushë si zëvendësues i heroit të pjesës së parë Qazim Laçi, shënon autogol. (VIDEO E GOLIT)

Shqipëria 1-2 Kroacia.

Kroatët kishin të tjera raste për të shënuar sërish, ndërsa kombëtarja jonë hasi vështirësi për të rrezikuar portën kroate.

Një shkëndijë i dha ndeshjes Arbër Hoxha pas futjes në lojë si zëvendësues në minutën e 85-të. Ishte pikërisht Hoxha i cili dha pasimin e golit e 2-2 në minutën e 96-të. Shënoi Gjasula, i cili shleu në një farë mënyre autogolin e shënuar më herët në portën e tij. (VIDEO E GOLIT)

Minutat e fundit ishin emocionuese dhe si Shqipëria, ashtu dhe Kroacia, kishin mundësinë e një goli tjetër.

Ndeshja megjithatë përfundoi 2-2 dhe Shqipëria pret Spanjën në takimin e fundit për të përcaktuar kualifikimin, që mbetet ende i hapur.

Etiketa: Euro 2024Kryesore1Shqiperia

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Ermal Meta bëhet baba për herë të parë: Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe

Ermal Meta bëhet baba për herë të parë: Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com