GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Euro false në traun e Kastratit në rrugën e Kombit

17:37 - 08/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro false në traun e Kastratit në rrugën e Kombit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej të paktën 5 vitesh çdo makinë që kalon në rrugën e Kombit paguan taksën në traun e Kastratit, i cili pothuajse çdo vit tejkalon planin e mbledhjes së të ardhurave.

Debati për traun në rrugën e Kombit është i vjetër, po aq sa debate lidhur me favorizimin që i bëhet nga Qeveria koncensionarit, që duket se tejkalon të ardhurat me taksat që mbledh, përtej dakordësisë që ka rënë me Qeverinë, dhe askush nuk i kërkon llogari për milionat shtesë.

Por çështja që po trajtojmë sot është nga ato raste sa në shkelje të ligjit, aq edhe shqetësues për xhepin e qytetarëve.

Gijotina.com është njohur së fundmi me fenomenin e qarkullimit të eurove false nga ata që “kujdesen” te trau i Kastratit për të mbledhur taksën e rrugës.

Sipas një denoncimi, drejtuesi i një mjeti, ka kryer pagesën në euro, ka marrë reston, të cilën e ka përdorur në kthim, por nga punonjësi i traut të Kastratit i është komunikuar se prerja ishte false.

Këtë prerje, përdoruesi i rrugës, e kishte marrë nga kolegu i punonjësit të traut të Kastratit, që arriti të dallonte menjëherë se kartmonedha ishte false.

Pra, punonjësi i parë i traut, në drejtimin për në Kosovë, i ka dhënë drejtuesit të automjetit një kartmonedhë false, si resto ndaj pagesës së kishte bërë. Ndërsa në kthim, drejtuesi i mjetit ka përdorur kartmonedhën që ia kishin kthyer si kusur në rrugën e parë, por që është konstatuar të ishte false.

Gijotina.com ka marrë disa denoncime të ngjashme përsa i takon të njëjtit fenomen: qarkullimit të eurove false, pavarësisht prerjeve 5 apo 10 euro, që vihen në “punë” nga ata që mbledhin tarifën.

Nuk dihet nëse kjo është thjesht një lojë e punonjësve të traut, apo një gjë më e madhe, pasi këtë çështje duhet ta monitorojnë organet përkatëse, por një fenomen i tillë rëndon xhepin e atij qytetari që zgjedh të kalojë përmes rrugës së Kombit.

Përtej vjedhjes që i bëhet me kursin e këmbimit, ku 1 euro në traun e Kastratit shkëmbehet me 130 lekë, dhe çdo automjeti veturë i kërkohet të paguajë 5 euro ose 650 lekë, tani drejtuesit e automjeteve duhet të kenë njohuri për të njohur edhe prerjet, pra nëse janë ose jo false.

Nëse nuk i kanë këto njohuri, dora e zgjatur i grabit dyfish në mos më shumë, në rast se nuk do t’ju ndodhet prerja 5 euro, për të kryer pagesën.

Ndaj te rruga e Kombit bëni kujdes, të paktën te trau lejoni t’ju vjedhin vetëm me kursin e këmbimit, mos t’ju grabisin edhe me euro-t false…

Etiketa: euro falseKastratitrau

Lajme të lidhura

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”
Aktualitet

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”
Aktualitet

I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

09:05 - 10/03/26
Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli
Aktualitet

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

08:30 - 10/03/26
Para
Ylli i “Onlyfans” trondit ndjekësit (FOTO)

Ylli i “Onlyfans” trondit ndjekësit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit
KRYESORE

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO për gjyqin e Gërdecit

10:03 - 10/03/26

Sot do të zhvillohet seanca e radhës së gjyqit për Gërdecin. Fatmir Mediu është paraqitur ne SPAK. Ish-ministri Fatmir Mediu...

Lexo më shumë
Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

Trafik armësh në kryeqytet, policia ndalon makinën me pistoleta “Sig Sauer”

09:56 - 10/03/26
Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

Ia bllokoi SPAK, Belinda Balluku kërkon pasaportën në Gjykatën e Lartë, hidhet shorti për rekursin

09:44 - 10/03/26
Grida Duma përplaset me Ballën: Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh?

Grida Duma përplaset me Ballën: Ju po thoni që SPAK ka luajur mendsh?

09:20 - 10/03/26
I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

I shpëtoi patrullave të policisë pas të shtënave, kush është Barush Bregu, lidhja me “Licët”

09:05 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com