GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro mbyll javën me rekord të ri negativ, ja me sa lekë u këmbye

15:45 - 22/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet aktet zyrtare, Bashkimi Evropian pranon Kroacinë në eurozonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro e mbylli këtë javë me një rekord të ri në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 116.85 Lekë, nga 117.25 Lekë që kishte qenë kursi i monedhës Europiane në fund të javës së kaluar. Agjentët besojnë se në këtë periudhë kursi i Euros do të vazhdojë të jetë në efektin e faktorëve sezonalë, të lidhur kryesisht me turizmin.

Të dhënat e deritanishme dëshmojnë për një rritje të ndjeshme të turizmit në pjesën e parë të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e INSTAT, për periudhën janar-maj, numri i vizitorëve në strukturat akomoduese është rritur me 66% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur me 55%.

Në tërësi, pozitat e forta të Lekut në pjesën e parë të këtij viti besohet se janë mbështetur edhe nga një përmirësim në bilancin e pagesave, që, të paktën deri në fund të tremujorit I, dëshmohet edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë (deficiti i llogarisë korrente u ngushtua 22% me bazë vjetore).

Aktualisht, kursi EUR-LEK paraqitet në rënie me 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh tendencat historike në këtë periudhë të vitit, ekspertët e tregut presin që Euro të pësojë ende një rënie në javën e fundit të korrikut dhe në pjesën e parë të muajit gusht, ndërsa më tej, deri në fillim të vjeshtës, mund të ketë një korrigjim të lehtë në rritje, duke pasqyruar zbehjen e faktorëve sezonalë.

Një zhvillim i rëndësishëm i lidhur me Euron ishte rritja e normës bazë ditën e djeshme nga Banka Qendrore Europiane. Në teori, rritja e normës bazë të monedhës ndikon që mbiçmimin e saj në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Por, ekspertët nuk presin që kjo lëvizje të ketë ndonjë ndikim në kursin me Lekun, që mbështetet kryesisht në raportet e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm.

Rritja e normës bazë të Euros mund të japë më shumë ndikime që kursin e valutave të tjera të rëndësishme ndaj Lekut. Duke qenë se Euro është valuta referuese për ekonominë shqiptare, kursi i të gjitha monedhave të tjera përcaktohet nga raporti i tyre me Euron.

Zakonisht, tregjet e huaja lëvizin mbi bazë të pritshmërive dhe rritja e normës bazë të interesit nga BQE-ja ishte faktorizuar prej ditësh në kursin e këmbimit mes Euros dhe Dollarit.

Pasi 10 ditë më parë preku nivelet më të ulëta historike ndaj dollarit, në vijim Euro fitoi lehtësisht terren ndaj monedhës së gjelbër, mbështetur pikërisht në pritshmërinë (e paralajmëruar nga vetë BQE) e rritjes së normave të interesit.

Kjo u reflektua edhe në një rënie të lehtë të kursit USD-LEK. Dollari e mbylli këtë javë në vlerën e 115.1 Lekëve, nga 116.72 Lekë që kishte qenë në fund të javës së kaluar. /Monitor

Etiketa: euroKURS KEMBIMINdryshim

Lajme të lidhura

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime
Aktualitet

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime

16:30 - 26/12/25
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës
Aktualitet

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)
Aktualitet

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25
Para
Drogë në banesë, përfundojnë në pranga çifti shqiptar në Venecia

Drogë në banesë, përfundojnë në pranga çifti shqiptar në Venecia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com