GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro në “tatëpjetë”, kursi i afrohet kufirit të 115 lekëve

15:21 - 13/12/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Euro në “tatëpjetë”, kursi i afrohet kufirit të 115 lekëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të martën me 115.21 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Euro ka pësuar një tjetër rënie të fortë me 0.45 pikë krahasuar me ditën e hënë, ndërsa që nga fillimi i muajit dhjetor, Euro ka rënë gjithsej me 1.65 pikë.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, në ditët e fundit tregu po karakterizohet nga një ofertë e bollshme për Euro dhe kërkesë e pakët për monedhën europiane.

Por, arsyeja që i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rënies së euros ditën e martë ka qenë dalja më një kurs shumë të ulët nga njëra prej bankave të sistemit.

Sipas agjentëve, banka në fjalë ka shitur sasi të mëdha valute për nevoja të klientëve ose për të mbyllur një pozicion të saj. Operacione të tilla kanë një efekt edhe më të fortë në periudha kur kursi ka një tendencë të qartë në një kah të caktuar, sepse forcon më tej pritshmëritë e aktorëve në të njëjtin drejtim, në këtë rast, për nënçmimin e mëtejshëm të Euros.

Agjentët mendojnë se rënia e Euros mund të vazhdojë më tej në pjesën e mbetur të Dhjetorit, edhe për shkak të rritjes sezonale të ofertës valutore. Në këtë situatë, e vetmja “forcë” që mund ta frenojë rënien e Euros duket se është Banka e Shqipërisë, që mund të ndërhyjë në tregun valutor, në rastet kur gjykon se ekzistojnë disbalanca dhe nivelet e kursit nuk reflektojnë faktorët fondamentalë të tregut.

Sidoqoftë, forcimi i Lekut ndaj Euros këtë vit ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste nga jashtë, element që përputhet edhe me qëllimin dhe kahun e politikës monetare.

Gjatë gjithë vitit 2022, Leku është forcuar ndjeshëm kundrejt Euros. Kursi i regjistruar ditën e martë është 4.6% më i ulët krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Për shumicën e agjentëve të tregut ku mbiçmim ka qenë i papritur, duke pasur parasysh sidomos presionet mbi deficitin tregtar nga rritja e fortë e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Madje, Leku është forcuar pavarësisht blerjeve në shumë të mëdha nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për nevoja të importit së energjisë elektrike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë arriti në 166 milionë euro, në rritje me 57% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja në tremujorin e tretë e përkeqësoi gjendjen e deficitit progresiv vjetor, që arriti në 621 milionë euro, me një rënie të lehtë prej 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duke ngelur gjithsesi në nivelet më të ulëta të katër viteve të fundit.

Megjithatë, deficiti i llogarisë korrente është tejkaluar nga rritja e investimeve të huaja direkte, që për 9-mujorin u rritën me 35% dhe arritën vlerën e 984 milionë eurove./MONITOR

Etiketa: euroLekeparapaund

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
“Nuk do shikoj gjoksin tënd”, sherr mes vajzave në ‘BB VIP Kosova’

“Nuk do shikoj gjoksin tënd”, sherr mes vajzave në ‘BB VIP Kosova'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com