GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U19/ Italia i prish festën organizatorëve, por arbitrimi lë për të dëshiruar

22:58 - 03/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U19/ Italia i prish festën organizatorëve, por arbitrimi lë për të dëshiruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë të hënë, ka filluar në Maltë, Kampionati Europian U19, ku marrin pjesë 8 ekipe. Pas ndeshjes hapëse të turneut, të zhvilluar pasdite, ku Portugalia mposhti 2-0, Poloninë, është luajtur edhe takimi tjetër i grupit A, ai mes organizatorëve të Maltës e Italisë.

Ashtu si pritej, “fqinji” verior i Maltës, bëri detyrën duke mposhtur “të kuqtë” me rezultatin 4-0, në një takim që pati disa polemika për penalltitë e akorduara nga gjyqtari, në favor të “të kaltërve”.

Në minutën e 19’, Ndour zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke mposhtur me lehtësi portierin e Maltës, Sako.

Malta kërkoi të barazonte rezultatin por, sulmet e tyre nuk ishin mjaftueshëm efikase, për të vënë në presion mbrojtjen italiane.

Në minutën e 32’, u akordua një tjetër penallti për kombëtaren italiane, me maltezët që e kontestuan ashpër vendimin. Esposito, nuk gaboi duke shënuar golin e qetësisë për Italinë.

Tashmë të demoralizuar, vendasit u munduan që të limitonin dëmet, megjithatë, arbitri i takimit, izraeliti Frid, akordoi, në minutën e 40’, një penallti inekzistente për italianët, duke gabuar dyfish më pas, me nxjerrjen me të kuq, të kapitenit të Maltës, Micallef, i cili në momentin e ndërhyrjes, nuk bën aspak kontakt me sulmuesin italian.

Megjithatë, D’ Andrea gaboi, duke e dërguar topin te pista e atletikës. Ky ishte rasti i fundit i rrezikshëm për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Italia nuk u vu në rrezik aspak, me Maltën që ishte e fokusuar vetëm, në limitimin e dëmeve por, në minutën e 47’, Italia shënoi nga një goditje dënimi, me D’ Andrean që korrigjoi gabimin e tij duke vënë emrin e tij, në listën e golashënuesve.

Në minutën e 91’, arbitri tregohet përsëri amator, duke akorduar një tjetër penallti shumë të dyshimtë për italianët, të cilët nuk falin, me Vignato që shënoi dhe golin e katërt.

Deri në fund, nuk pati më histori, me Italinë që mori tre pikë të rëndësishme në takimin hapës të UEFA EURO U19./m.b /gijotina.com

Etiketa: Euro U19ItaliaMalta

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Bardhi refuzoi pjesëmarrjen në ceremoni në nder të Clinton, zbardhen arsyet

Bardhi refuzoi pjesëmarrjen në ceremoni në nder të Clinton, zbardhen arsyet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com