GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Spanja tepër e fortë për Ukrainën, duel perandorish në finale

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Spanja tepër e fortë për Ukrainën, duel perandorish në finale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spanja ka siguruar biletën e finales, pas triumfit ndaj Ukrainës, në gjysmëfinalen e dytë të UEFA EURO U21, që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani.

Në sfidën e luajtur në Bukuresht të Rumanisë, spanjollët, nuk hasën shumë vështirësi, teksa zhvlerësuan avantazhin fillestar, të europiano-lindorëve, duke fituar me shifrat 5-1.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë për Ukrainën, me “verdheblutë” që kaluan në epërsi, në minutën e 13’, me anë të Bondarenko.

Megjithatë, njësoj si në takimin e fazës në grupe, mes dy kombëtareve, Spanja shfrytëzoi amnezitë në mbrojtjen e kundërshtarit, për të barazuar shifrat, në minutën e 17’, falë sulmuesit Ruiz.

Iberikët, u hodhën në sulm, për të gjetur golin e epërsisë, duke ia arritur qëllimit, në minutën e 24’, me anë të lojtarit të Athletic Bilbao, Oihan Sancet.

Ukraina tentoi, në të gjitha mënyrat për të barazuar rezultatin, por pa arritur që të kërcënojë, portën spanjolle. Me avantazhin 2-1 të Spanjës, u mbyllën 45 minutat e para të takimit.

Në pjesën e dytë, Spanja zbriti më e qetë në fushë, duke administruar si duhet avantazhin e akumuluar gjatë fraksionit të parë, pavarësisht disa sulmeve të Ukrainës.

Në të 54’ minutë, “La Furia Roja” hipotekoi biletën e finales, me Blancon, që realizoi falë një goditje të fuqishme, nga brenda zonës.

Spanja nuk u mjaftua me tre golat e shënuar, duke kërkuar edhe golin e katërt të cilin e gjeti në minutën e 68’, me Oroz, i cili goditi saktë nga jashtë zone, duke realizuar një gol spektakolar.

10 minuta më vonë, iberikët kompletuan manitën, duke shënuar me anë të Gomez, një gol që tregoi dhe një herë se spanjollët janë skuadra që përbën rrezik për të gjithë.

Për ukrainasit, u bë e pamundur që të përsërisnin mrekullinë, si ndaj Francës, duke u eliminuar, nga ky turne.

Spanja, në finalen e 8 korrikut, do të ketë një duel ëndrrash, përballë Anglisë, një sfidë mes dy perandorive që kanë një rivalitet të madh me njëri-tjetrin, për shumë arsye, jo vetëm sportive./m.b /gijotina.com

Etiketa: euro u21Spanjaukraina

Lajme të lidhura

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!
Sport

Vendimi i Ivan Balliut për të lënë Kombëtaren, reagon Duka: Kam shumë respekt, si futbollist dhe si njeri!

14:42 - 09/11/26
Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të të Abissnet Superiores

13:26 - 09/11/26
Para
Ja mosha ideale që një femër të lindë fëmijë

Ja mosha ideale që një femër të lindë fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet...

Lexo më shumë
Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

Transporti urban në Tiranë, vetëm 11% e rrugëve kryesore me korsi për autobusët

16:02 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

Balla shpërfill opozitën: Ose pranoni kushtet tona, ose e bëjmë vetë Reformën Zgjedhore

15:15 - 09/11/26
Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi

14:59 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com