GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

EURO U21/ Spanja “trembet” por siguron në minutat shtesë, vendin e parë në grup

22:44 - 27/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
EURO U21/ Spanja “trembet” por siguron në minutat shtesë, vendin e parë në grup
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këtë mbrëmje, janë zhvilluar takimet e treta të grupit B të UEFA EURO U21, ku janë vendosur verdiktet përfundimtare, në lidhje me pozicionimet finale, në renditjen e grupit.

Me Spanjën e Ukrainën, të kualifikuara q në takimet e dyta, falë dy fitoreve në ndeshjet e para, ndeshjet e sotme, ishin thjesht për statistika… deri diku.

Dueli Spanjë-Ukrainë, që u luajt në Bukuresht, u mbyll me rezultatin 2-2.

Në këtë takim, të dyja skuadrat zbritën në fushë, disi të relaksuara, sidomos Ukraina, që në fillimin e ndeshjes, bëri disa gabime trashanike në mbrojtje, të cilat Spanja nuk i shfrytëzoi.

Iberikët patën disa mundësi për të zhbllokuar rezultatin por nuk u treguan të saktë përballë portës kundërshtare.

Në minutën e 43’, Ukraina befasoi në kundërsulm, duke realizuar golin e parë të takimit.

Ishte sulmuesi Vyunnyk, ai që goditi saktë me kokë, duke bërë që të shpërthente festa, në sektorin e tifozëve ukrainas.

Me rezultatin 1-0, u mbyll fraksioni i parë i lojës. Në pjesën e dytë, skenari nuk ndryshoi, pothuajse, fare, me Ukrainën që nuk po hiqte dorë nga amnezitë në mbrojtje.

Në minutën e 49’, “të verdhët” i dhuruan barazimin, Spanjës. Zhelisko ishte i pafat, teksa u gjend përpara trajektores së topit të goditur nga mbrojtësi duke e bërë që rimbalconte në portën e tij.

Ndeshja u duk se do të përfundonte 1-1, por në minutën e 81’, Sudakov dërgoi përsëri, Ukrainën në epërsi, falë një penalltie (shumë të dyshimtë).

Spanja nuk u demoralizua, nga kjo padrejtësi, duke barazuar rezultatin në 2-2, falë Abel Ruiz (90′).

Me këtë rezultat, Spanja arriti që të ruante vendin e parë në grup, duke patur mundësi që të jetë njëra nga favoritet, në fazën çerekfinale.

Ukraina u kualifikua si e dyta e grupit B, ndërsa Rumania dhe Kroacia, e mbyllën EURO U21, me nga 1 pikë./m.b /gijotina.com

Etiketa: euro u21KroaciaRumaniaSpanjaukraina

Lajme të lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Para
Numri i përdoruesve të WhatsApp Business është katërfishuar

Numri i përdoruesve të WhatsApp Business është katërfishuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26

Banorët e fshatit Imshtë, në njësinë administrative Bubullimë në Lushnjë, janë ngritur në protestë për të mbrojtur pronën ku do...

Lexo më shumë
Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com