GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro vazhdon në rënie të lirë, çfarë parashikojnë ekspertët

07:48 - 06/06/23
në Ekonomi
Kohë leximi: 3 min
A A
Euro vazhdon në rënie të lirë, çfarë parashikojnë ekspertët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie të shpejtë dhe tashmë ka arritur pranë kufirit të 108 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 108.18 lekë, duke prekur një minimum të ri historik. Kursi i euros ka pësuar rënie me 5.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjentët e tregut të këmbimit valutor e shpjegojnë rënien e euros me një efekt gjithmonë e më të fortë të sezonit turistik. Pritshmëritë janë që këtë vit hyrjet e turistëve të huaj të shënojnë rekorde të reja historike dhe me bashkë me ta edhe flukset hyrëse të monedhës europiane. Sipas ekspertëve, një lloj ndikimi në këtë situatë ndoshta po jep edhe efekti psikologjik. Mbështetur në të dhënat historike, tendenca rënëse e euros pritet të vazhdojë gjatë verës dhe efekti sezonal mund të arrijë pikën kulmore në fillim të muajit gusht. Kjo pritshmëri mund të shtyjë nga njëra anë për të shitur euro para zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane dhe nga ana tjetër në pritje për të blerë euro, kur kursi të ketë rënë edhe më shumë.

Kursi i euros jo vetëm që ka arritur pikën më të ulët historike, por edhe ritmet e rënies së tij janë më të shpejtat e regjistruara ndonjëherë. Duket se vala e radhës e forcimit të lekut ndaj euros po zhvendos kursin e këmbimit drejt niveleve të reja, të vështira për t’u parashikuar tashmë. Vitin e kaluar, në periudhën mes fillimit të qershorit dhe fillimit të gushtit euro pësoi një rënie me 3.5% të vlerës në kursin e këmbimit me lekun.

Duke simuluar një rënie në përmasa të ngjashme edhe për këtë vit, kursi i euros deri në fund të gushtit do të arrinte pranë nivelit të 104.5 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së euros qysh para sezonit veror kanë qenë shumë më të shpejta, ndërsa efekti sezonal mund të jetë edhe më i fortë, edhe për shkak të pritshmërive të krijuara për turizmin.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit do të ketë një efekt negative mbi sektorin turistik, duke sjellë rënie të fuqisë blerëse të valutës së turistëve të huaj dhe ndoshta do të tkurrë një pjesë të fitimeve të pritura nga rritja e numrit të vizitorëve. Një efekt i ngjashëm po ndihet gjithnjë e më shumë në sektorët eksportues të ekonomisë, sidomos në ato aktivitetet ku rritja e çmimeve mund të jetë e vështirë, pa humbur në konkurrueshmëri.

Ndërkohë, forcimi i lekut po sjell përfitime në rritje për atë segment të ekonomisë që ka të ardhura në monedhën vendase dhe shpenzime në euro. Këtu përfshihen importuesit, prodhuesit që punojnë me lëndë të para importi, huamarrësit në monedhën europiane, etj.

Në teori, kjo situatë duhet të përkthehet tashmë në një ulje të çmimeve të mallrave të konsumit të importuara. Por, nga ana tjetër ky përfitim mund të shkojë për të mbuluar kostot në rritje të forcës së punës e ndoshta edhe për të rritur fitimet e biznesit, sidomos në tregjet me probleme të funksionimit të konkurrencës.

Një efekt padyshim pozitiv forcimi i lekut po jep për rritjen e fuqisë paguese të huamarrësve në valutë të huaj dhe në ruajtjen e parametrave cilësore të kredisë për ekonominë, të paktën në këtë segment të portofolit./ Monitor

Etiketa: kursiValuta

Lajme të lidhura

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 4 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:34 - 04/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 3 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:19 - 03/12/25
Para

Këmbimi valutor 6 Qershor, sa shiten dhe blihen Dollari dhe Euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com