GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Eurodeputeti gjerman i drejtohet Borrell: Po toleroni pafund Vuçiçin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti gjerman i drejtohet Borrell: Po toleroni pafund Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikani gjerman dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Reihnard Butikofer, ka reaguar pas takimit që Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se e mirëpret faktin që Sekretari i NATO-s nuk po iu bashkohet shumë politikanëve të SHBA-së dhe BE-së të cilët kanë refuzuar të kenë shkëmbime diplomatike së fundi.

Butikofer ka shkruar se politika e SHBA-së dhe BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë është e njëanshme në favor të Beogradit zyrtar, dhe sipas tij janë vendosur standarde të dyfishte duke injoruar në masë të madhe se Kosova ka kaluar nëpër dhimbje të mëdha për t’i bërë vlerat evropiane një matës për politikën e tyre.

Politikani gjerman ka thënë se situata në rajon mund të destabilizohet edhe më shumë si rezultat i qasjes së gabuar të SHBA-së dhe BE-së. Ai i ka bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që “të lë prapa paragjykimet spanjolle anti-kosovare” dhe të mësojë nga Stolteenberg, për të rifilluar menjëherë dialogun me Kosovën.

Butikofer e pranon që edhe Qeveria e Kosovës ka bërë gabime, por thotë se është e papranueshëm dhe joevropiane që Kosova të sanksionohet rëndë, në ndërkohë që tolerohen me durim të pafund të gjitha veprimet e Vuçiçit, përfshirë edhe mobilizimin që ai ua bën bandave të dhunshme.

“Situata në Ballkanin Perëndimor destabilizohet më tej përmes pozicionimit të gabuar të BE-së dhe SHBA-së. Josep  Borrell më në fund duhet të lërë prapa paragjykimet anti-kosovare të atdheut të tij spanjoll, të mësojë nga Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg dhe të rifillojë menjëherë dialogun e nevojshëm me Kosovën. Pa dyshim, gabime ka bërë edhe qeveria e Kosovës. Por është thjesht e papranueshme dhe madje joevropiane ta sanksionosh atë rëndë, ndërkohë që të gjitha veprimet e presidentit serb Vuçiç kundër angazhimeve të tij, duke përfshirë mobilizimin e tij të bandave të dhunshme të banditëve, tolerohen me durim të pafund”, ka shkruar Butikofer.

Etiketa: borrelGjermanVucic

Lajme të lidhura

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar
Breaking Views

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Para
Vdekja e 12-vjeçares, flet nëna: S’ka shenja varjeje, dyshoj se…

Vdekja e 12-vjeçares, flet nëna: S’ka shenja varjeje, dyshoj se...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com