GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të jetë në BE-së pa njohur pavarësinë e Kosovës

20:16 - 24/04/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të jetë në BE-së pa njohur pavarësinë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputeti kroat dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por nuk mund ta bëjë pasi i ka shpenzuar të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë, në vitin 2023.

Në një intervistë për portalin kroat ‘Jutarnji list’, Picula tha se strategjia aktuale e Vuçiqit synon destabilizimin, por pa përdorimin e drejtpërdrejtë të forcës.

“Vuçiç tani do të donte të shkaktonte trazira në veri të Kosovës, por ai i shpenzoi të gjitha kreditë e tij pas inkursionit të grupeve paraushtarake serbe në Banjskë në vitin 2023, kur u vra një polic i Kosovës”, tha Picula.

Picula vlerëson se çdo destabilizim i mundshëm në Kosovë tani do t’i kushtonte shtrenjtë Vuçiçit dhe për këtë arsye ai është më i fokusuar në tensionet e brendshme politike dhe në provokimet ndaj Kroacisë.

Eurodeputeti kroat tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e “botës serbe”.

“Vuçiç po përdor BE-në si bankomat. Qytetarët serbë janë të ekspozuar ndaj një narrative që favorizon lidhjet vëllazërore dhe miqësore me Pekinin dhe Moskën, ndërsa Perëndimi dhe BE-ja janë demonizuar. Nëse nesër organizohet një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, s’duhet pritur rezultat spektakolar”, tha Picula.

Ai shton se ndryshimet në qeveri në Serbi mbartin rreziqe për të cilat BE-ja mund të mos jetë e përgatitur, por paralajmëron se përdorimi i forcës nga Vuçiç mund të çojë në një ndryshim të qëndrimit të institucioneve evropiane ndaj tij.

“Prandaj dërgon banditë, provokatorë të ndryshëm, njerëz partiakë që duan ta dobësojnë atë dëshirë për protesta, por nuk ia del”, tha Picula.

Kujtojmë, në fillim të muajit maj Parlamenti Evropian do të votojë raportin e tij për situatën në Serbi, i cili radhit të gjitha çështjet e hapura që Serbia nuk po arrin t’i zgjidhë dhe që janë kritere për progres drejt anëtarësimit në BE.

Etiketa: BEKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri
Kosovë & Rajon

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri

09:18 - 16/03/26
Sulmohet policia e Kosovës në Veri
Kosovë & Rajon

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër

09:03 - 16/03/26
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë
Breaking Views

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Para
Revoltohen besimtarët katolikë, turistët po bëjnë “selfie” me Papa Françeskun në arkivol

Revoltohen besimtarët katolikë, turistët po bëjnë “selfie” me Papa Françeskun në arkivol

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Lexo më shumë
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçar

20:43 - 16/03/26
BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

BE i përgjigjet Trump: Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit

20:21 - 16/03/26
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë

20:08 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com