GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Europa armatoset fuqimisht, eksportuese kryesore mbetet SHBA

09:28 - 13/03/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Europa armatoset fuqimisht, eksportuese kryesore mbetet SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bota në tërësi po çarmatoset, Europa po armatoset, madje fuqimisht. Me këtë formulë mund të përmblidhen rezultatet e raportit të fundit SIPRI të Institutit të Stokholmit për Paqen. Instituti suedez merr në shyqrtim dhe krahason tregtinë botërore të armëve në të gjithë botën dhe e furnizon opinionin dhe ekspertët me të dhëna ushtarake.

Sipas studiuesit të SIPRI, Pieter Wezeman në bisedë me Deutsche Wellen tek trendet kryesore të tregtisë së armatimit bën pjesë rritja e ndjeshme e importit të armëve në shtetet europiane dhe shtimi i rolit të SHBA si furnizuese armësh në të gjithë botën. Në hapësirën kohore më të fundit të marrë në shqyrtim nga vitit 2018-2022 tregtia botërore e amëve ka rënë me 5% krahasuar me periudhën 2013-2017. Ndërkohë importet e armatimit të vendeve europiane nga SHBA janë shtuar me 47%, ato të shteteve të NATO-s madje me 65%. Arsyeja për këtë lidhet me fillimin e luftës në Ukrainë.

Ukraina numri 3 në botë si importuese

Më parë Ukraina nuk luante rol si blerëse e armëve, kjo sepse ish-republika sovjetike prodhonte vetë armë dhe ka pasur ende shumë armë nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por nëse vëren shifrat për importimin e armëve në vitin 2022 Ukraina është ngjitur në vendin e tretë në botë si vend importues i armëve.

Ndërsa pesë vendet kryesore exportuese të armatimeve në botë janë SHBA, Rusia, Franca, Kina dhe Gjemania. Në këtë renditje nuk ka ndryshuar asgjë krahasuar me periudhën e mëparshme. Ndryshime ka pasur vetëm tek vende të veçanta. Kështu SHBA, nr.1 në botë për exportet e armëve i ka shtuar me 14% eksportet e armëve, që ndërkohë përfshijnë 40% të eksporteve globale të armëve, ose “transferës globale”, sipas SIPRI që përfshin tregtinë e armëve si edhe ndihmën ushtarake (falas), që luan rol tek mbështetja e Ukrainës.

Rritje të madhe si eksportuese armësh shënon edhe Franca, numri 3 në botë për tregtinë e armëve. Sipas SIPRI ndryshime të tilla nuk janë të pazakonta, sepse lidhen herë pas here me porosi të majme në prodhimin e armatimit. Pieter Wezeman shpjegon me këtë edhe rënien e ndjeshme me 35% të biznesit të armatimit të Gjemanisë. “Ndryshimi në eksportin e armatimit nga Franca është i natyrës strukturore. Franca e mbështet fuqishëm industrinë e saj të armatimeve dhe me këtë pati shumë sukses vitin e kaluar.”

Bie Kina si eksportuese

Në sy bie edhe rënia e Kinës si eksportuese e armëve, 23%. Eksperti i SIPRI e shpjegon këtë me faktin që Kina nuk ia ka dalë të futet në disa nga tregjet më të rëndësishme të armatimit, në disa raste thjesht për arsye politike.

Për shembull Kina nuk shet armë tek rivali i saj, India. Sipas Wezeman, Kina nuk ia ka dalë për habi as të mënjanojë konkurrentët nga SHBA dhe Europa në në Lindjen e Afërt dhe të Mesme.

Një rënie të ndjeshme të tregtisë së armëve shënon Afrika, 40%. Por sipas ekspertit të SIPRI kjo nuk e bën Afrikën më paqësore. Shifrat e SIPRI “nuk qëndrojnë në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konfliktet në të cilat përdoren armët” në këtë rajon. Rusia e ka shtuar influencën e saj si furnizuese armësh në pjesën e Subsaharës, sidomos në Mali.

Më parë Mali ka blerë armatime nga shumë vende, edhe nga Franca e SHBA. Pas puçit ushtarak në vitin 2020 shumë vende perëndimore ishin të rezervuara, ndërkohë që Rusia i shtoi shitjet në këtë vend.

 

Etiketa: armatoseteuropa

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
VIDEO/ Rihanna shkëlqen në skenën e Teatrit Dolby

VIDEO/ Rihanna shkëlqen në skenën e Teatrit Dolby

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Aktualitet

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për të vendosur pagesa mbi kalimin në tunelin e...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë ‘i kemi vënë në hekura…’

12:22 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

11:55 - 07/04/26
“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

“Bojkotoni ushqimin serb!”/ Blegtorët protestojnë para ministrisë së Bujqësisë: Nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona

11:29 - 07/04/26
Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com