GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Europa përshpejton fushatën e vaksinimit, arsyeja varianti Delta

10:58 - 03/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Europa përshpejton fushatën e vaksinimit, arsyeja varianti Delta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendet në të gjithë Europën po përpiqen të përshpejtojnë  fushatën e vaksinimit për të parandaluar përhapjen e variantit Delta. Frika është rritur edhe më shumë për shkak të fillimit të sezonit turistik.  Distancimi shoqëror zakonisht neglizhohet, veçanërisht tek të rinjtë, dhe disa vende kanë hequr masën për të mbajtur maska .

Qeveritë madje kanë nxitur njerëzit të vaksinohen duke i ofruar  ushqime falas, kupona udhëtimi dhe argëtimi. Rreziku i infektimit nga varianti delta është “i lartë” për komunitetet e pavaksinuara, sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila monitoron 30 vende në kontinent.

Deri në fund të gushtit, varianti do të përbëjë 90% të rasteve në Bashkimin Europian. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka shprehur shqetësimin për përhapjen e variantit.

Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Rusia kanë regjistruar rritje të rasteve. Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e variantit delta janë rritur katërfish në më pak se një muaj, me 46% të rasteve  gjatë një javë.

Autoritetet shëndetësore Portugeze këtë javë raportuan një rritje të prevalencës së variantit delta, e cila përbënte vetëm 4% të rasteve në maj, por gati 56% në qershor. Vendi ka raportuar numrin më të lartë të rasteve ditore që nga shkurti dhe numri i pacientëve me COVID-19 në spitale ka tejkaluar 500 për herë të parë që nga fillimi i prillit.

Numri i rasteve të reja është dyfishuar në qershor, duke kaluar 20,000 në ditë këtë javë, ndërsa numri i viktimave u rrit në 679 të premten, dita e katërt radhazi që numri i të vdekurve ka shënuar rekord.

Megjithatë, “askush nuk dëshiron të rikthehet bllokimi”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë, megjithëse ai pranoi se situata  në një sërë rajonesh ruse është “e tensionuar”.

Në disa vende, virusi po përhapet shumë më shpejt tek të rinjtë. Në Spanjë, niveli i rasteve u rrit për 100,000  në 152 të premten.

Por për grupmoshën 20-29, numri i rasteve u rrit në 449.

Lajme të lidhura

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Para
GJKKO jep masën “arrest me burg” për policin e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike  Elefterios Sullaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij

GJKKO jep masën "arrest me burg" për policin e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike Elefterios Sullaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com