GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë

12:47 - 15/12/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Eurostat: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria ka vijuar të jetë e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në vitin 2021 dhe me fuqinë më të ulët blerëse, duke zgjatur kështu rekordin negativ të mirëqenies së banorëve të saj, në krahasim jo vetëm me vendet e Bashkimit Europian, por edhe shtetet e tjera të rajonit.

Sipas të dhënave të sapopublikuara të Eurostat, në vitin 2021 vendi ynë kishte Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, të shprehur në bazazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së Bashkimit Europian.

Ndonëse ka një përmirësim të lehtë me 1 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, shtetet e tjera të rajonit kanë ecur më shpejt në të ashtuquajturin proces të konvergjencës që nënkupton rritjen me ritme më të shpejta se BE, me synim për të kapur mesataren europane brenda një periudhe të caktuar.

Psh, për Maqedoninë e Veriut treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë. Për Serbinë treguesi është 44%, për Malin e Zi 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë Hercegovina renditet përpara Shqipërisë me 33% të mesatares së BE-së. Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme.

Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për frymë (AIC) që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).

Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca me shtetet e rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse të shtetasve shqiptarë për të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend (shënim i Monitor).

Pas Shqipërisë është Bosnjë Hercegovina me 41%, Maqedonia e Veriut 51%, Serbia 53%, Mali i Zi 60%.

Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2021, ashtu si në vitin 2020, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse në BE, me 168% dhe 119% mbi mesataren e BE-së.

Të dhënat tregojnë dallime thelbësore midis shteteve anëtare të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë, e përdorur për të matur aktivitetin ekonomik. Pas Luksemburgut dhe Irlandës, Danimarka (33% mbi mesataren e BE-së), Holanda (30% më lart), dhe Austria dhe Suedia (të dyja 23% më lart) vijnë në krye të listës me një GDP për frymë, që është mbi 20% mbi mesataren.

Në të kundërt, Bullgaria (43% nën mesataren e BE-së), Greqia (36% më pak) dhe Sllovakia (31% më pak) shënuan PBB-në më të ulët për frymë.

Në vitin 2021, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në BE treguan dallime të konsiderueshme. AIC mat mirëqenien materiale të familjeve, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) dhe varionte nga 65% në 144% të mesatares së BE-së në të gjithë Shtetet Anëtare në vitin 2021.

Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 44% mbi mesataren e BE-së, i ndjekur nga Gjermania (20% më lart), Danimarka (19% më lart), Austria (17% më lart) dhe Belgjika (16% më lart). Në vitin 2021, nëntë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Bullgari (35% nën mesataren e BE-së), Hungari (30% më pak), Sllovaki (29% më pak), Kroaci (28% më pak) dhe Greqi (25% më pak)./MONITOR

Etiketa: EvropekonsumiShqiperiate ardhura

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Çfarë ndodhi? Arrestohet një vajzë në Portin e Durrësit

Çfarë ndodhi? Arrestohet një vajzë në Portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

Lexo më shumë
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com