GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

EUROSTAT: Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
EUROSTAT: Shqipëria po plaket shumë më shpejt se Europa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është ende një nga popullsitë me moshë më të re në Europë, por po plaket me ritme shumë më të shpejta se shtetet e tjera.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat popullsia shqiptare e grupmoshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon).

Nga 19.6% që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5% në fund të 2021-t.

Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje (shiko grafikun: Sa është reduktuar në pikë% grupmosha 0-14 vjeç, 2021/2014).

Lexo edhe: Kosova me popullsinë më të re në rajon, Serbia drejt plakjes

Ritme të larta të plakjes pas Shqipërisë kanë edhe Turqia dhe Islanda me nga 1.8 pikë përqindje secila, Irlanda me 1.5 pikë përqindje dhe Holanda me 1.4 pikë përqindje. Më e qëndrueshme duket plakja për vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut me 0.8 pikë përqindje dhe Mali i Zi me 0.7 pikë përqindje.

Shqipëria ende bën pjesë në grupin e vendeve me popullsi të re në moshë, me moshë mediane 38.2 vjeç, në fund të 2021-t, (nga 44 vjeç që është mesatarja e Europës) por ritmet e plakjes vitet e fundit janë më të shpejta nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të Europës sidomos të BE-së. Mosha mediane, është kufiri që ndaj popullsinë në dy grupe të barabarta, dmth në Shqipëri gjysma e popullsisë është më e re se 38.2 vjeç. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Por cilat janë disa nga shkaqet që kanë çuar vendin në këtë situatë?

Nga njëra anë gratë shqiptare po lindin më pak. Indeksi sintetik i fekonditetit ka shënuar rënie nga 1.73 në 2014-ën në 1,32 në vitin që lame pas. Në Europë, shkalla e lindshmërisë u vlerësua të ishte 1.49 lindje për grua për vitin 2022. Emigracioni i lartë i popullsisë së moshë riprodhuese dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Faktori tjetër lidhet me emigracionin e familjeve që largohen me fëmijë të vegjël. Të dhëna të tjera të Eurostat tregojnë se rreth 30% e kërkesa për azil janë të grupmoshës deri në 14 vjeç.

Disa shtete si Gjermania, të cilat kanë filluar procesin e plakjes disa dekada më parë tashmë janë duke përjetuar rikuperim të popullsisë prej politikave që kanë rritur normat e lindshmërisë.

Si po përmbyset piramida e popullsisë?

Në vitin 2001, Shqipëria regjistronte rreth 30% të popullsisë totale në grupmoshën deri në 14 vjeç. E njëjta grup-moshë regjistrohet të jetë reduktuar në 19.57% në 2014 dhe 16.5% në 2021 referuar të dhënave të Institutit të Statistikave. Vitet më të këqija, ku ritmi i rigjenerimit ka qenë më i ulët rezultojnë të jenë ato mes periudhës 2006-2012. (shiko grafikun: pesha e grupmoshës 0-14 vjeç ndaj totalit të popullsisë.

Në të kundërt është rritur pesha e popullsisë së moshuar, 60-74 vjeç, që zinte 15.9% të totalit të popullsisë në 2021, nga 8.6% në vitin 2001. (shiko grafikun: Popullsia sipas grupmoshave, 2011 vs 2021)

Të rinjtë në vendet e Bashkimit Europian.

Shtetet Europiane kanë disa vite që e kanë kuptuar rëndësinë e një popullsie të re në moshë, ndaj kanë marrë masa për moslejimin e plakjes së popullatës, kryesisht përmes politikave të emigracionit të hapur, ose lehtësimit të proceduarave për të rinjtë e arsimuar.

Sipas Eurostat, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç përbëjnë rreth 16.3% të popullsisë totale të BE-së. Ato përbënin më shumë se një të katërtën e popullsisë së përgjithshme në rajonin e kryeqytetit danez të Byen Kobenhavn , si dhe në qytetet studentore të Overig Groningen në Holandë dhe Heidelberg. Stadtkreis në Gjermani. Në mbi 46 rajone në të gjithë BE-në, të rinjtë përbëjnë të paktën një të pestën e popullsisë totale.

Këto janë rajone kryesisht urbane apo qytete universitare dhe ishin të përqendruara në një numër të vogël shtetesh anëtare të BE-së si Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Greqi, Spanjë, Francë, Qipro, Holandë dhe Suedi. Duke parë të ardhmen dhe bazuar në parashikimet e Eurostat për popullsinë, të rinjtë do të përbëjnë 14,9% të popullsisë së BE-së deri në vitin 2050, ose 1,4 pikë përqindje më e ulët se në 2021, duke treguar shenja të plakjes progresive të Popullsia e BE-së.

Ndërkohë, po sipas këtyre parashikimeve, janë 16 zona ku numri i të rinjve parashikohet të mbetet konstant ose të vazhdojë të rritet në 16 zona, 14 prej të cilave ndodhen në Gjermani. MONITOR

Etiketa: Emigrimimonitorplakjaraport

Lajme të lidhura

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
Para
Pas Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, në MTV nominohet dhe një tjetër shqiptare

Pas Dua Lipës, Bebe Rexhës dhe Ava Max, në MTV nominohet dhe një tjetër shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com