GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Evis Kushi jep njoftim të rëndësishëm për sezonin e ri shkollor

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthimi i studentëve në auditorë, Kushi: Gjithmonë në krahun tuaj për t’ju mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evis Kushi njoftim të rëndësishëm për sezonin e ri shkollor.

Njoftimi

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Pas një konsultimi me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, me mësues, prindër, si dhe ekspertë të arsimit, dua t’ju informoj se sapo kemi miratuar Udhëzuesin e hartuar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) “Për përmirësimin e arritjeve të nxënësve si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19″. Qëllimi i tij është që t’i mundësojë nxënësve për një periudhë dyjavore në fillim të muajit shtator 2021 të përsërisin, përforcojnë apo përmirësojnë njohuritë e tyre lidhur me mangësitë e identifikuara gjatë vitit të kaluar shkollor.

Përsa u takon temave që do të zhvillohen, ato do të jenë në formën e konsultimeve dhe në varësi të nevojave të identifikuara për çdo shkollë. Në këtë kuadër, nxënësit janë të lirë t’i ndjekin sipas nevojave të tyre, ndërsa prindërit janë të lutur të bashkëpunojnë për realizimin me sukses të këtij procesi.

Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e tyre përgjatë një viti të vështirë, mësuesit që do të zhvillojnë temat e përsëritjes gjatë kësaj periudhe do të paguhen me orë shtesë. Ndërkohë, me qëllim zhvillimin e një procesi sa më optimal, kërkojmë nga organet e vetëqeverisjes vendore që të marrin masat e duhura në mënyrë që infrastruktura e shkollave të jetë gati për datën 1 shtator 2021.

Për më shumë informacion të detajuar në lidhje me këtë proces, në linqet e mëposhtme mund të gjeni udhëzuesin e plotë për çdo cikël të sistemit parauniversitar. Shumë suksese e mbarësi!ARSIMI FILLOR:https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…/ARSIMI I MESËM I ULËT:https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…/ARSIMI I MESËM I LARTË:https://www.ascap.edu.al/udhezues-per-permiresimin-e…

Lajme të lidhura

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

Çmime europiane, por paga shqiptare! Paradoksi i kostos së jetesës në Shqipëri

10:55 - 30/08/26
Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës
Aktualitet

Socialistët dogjën teserat! Bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit kundër shkrirjes me Beratin: Do sjellë shpopullimin e zonës

09:45 - 30/08/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

Vendet e Rajoni ulin taksat për të mbrojtur konsumatorët, Shqipëria kryeson për naftën më të shtrenjtë

08:17 - 28/08/26
Para
Zgjerohen vatrat e zjarrit/ Përfshihen nga flakët disa zona në Gjirokastër

Zgjerohen vatrat e zjarrit/ Përfshihen nga flakët disa zona në Gjirokastër

TË FUNDIT

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, përfshihet  nga flakët pylli me pisha në Trodhen
Aktualitet

Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, përfshihet nga flakët pylli me pisha në Trodhen

17:04 - 30/08/26

Zjarri që ka përfshirë zonën e Lundrës në Mat është përshkallëzuar, pasi po përhapet drejt pyllit të Trodhenit, ku ndodhen...

Lexo më shumë
Erjona Ismaili jep dorëheqjen dhe largohet nga drejtimi i Partisë Socialiste në Vlorë

Erjona Ismaili jep dorëheqjen dhe largohet nga drejtimi i Partisë Socialiste në Vlorë

16:47 - 30/08/26
“Shpresë dhe frikë”/ Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”/ Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

16:36 - 30/08/26
‘Ferit Hoxha nuk zë mend’, Këlliçi: Vijon me etiketime e qëndrime aspak diplomatike ndaj politikës së Kosovës

‘Ferit Hoxha nuk zë mend’, Këlliçi: Vijon me etiketime e qëndrime aspak diplomatike ndaj politikës së Kosovës

16:06 - 30/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Shembet masivi i dheut gjatë hapjes së një pusi uji, humb jetën 31-vjeçari në Poliçan

15:45 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com