GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Evra tregohet shumë i qartë për diskutimin Messi-CR7

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Evra tregohet shumë i qartë për diskutimin Messi-CR7
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për një-herë Kampionin e Europës, Patrice Evra, Messi do të kishte më shumë Topa të Artë nëse do të kishte etikën e punës që ka Cristiano Ronaldo.

Rivaliteti Messi-Ronaldo po vazhdon t’i ndajë tifozët dhe analistët njëlloj, pavarësisht se Messi u bë kampion bote me Argjentinën në Katar 2022, pasi ish-mbrojtësi i Manchester United ka zgjedhur Ronaldon para yllit të Paris Saint-Germainit.

Qëndrimi i dytë i Ronaldos në Manchester United mbaroi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi atij iu ndërpre marrëveshja në nëntor dhe portugezi tani luan në Arabinë Saudite për Al Nassr.

Por Evra beson se Ronaldo duhet të vlerësohet mbi Messin në listën e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

“Dua të shpjegoj pse unë gjithmonë them Ronaldo. Nuk është sepse ai është vëllai jonë, por është sepse jam i dashuruar me etikën e punës së tij”, tha Evra që dikur luante përkrah Ronaldos në United.

“Ndiej se Messi, atij i dha zoti talentin dhe Ronaldos iu desh të punonte për këtë. Ai kishte talent por iu desh të punonte për të.

Nëse Messi do ta kishte etikën e njëjtë të punës si Ronaldo, ai mbase do t’i kishte fituar 15 Topa të Artë deri më sot.

Unë thjesht jam i dashuruar me njerëzit që punojnë zellshëm, prandaj zgjedh Ronaldon para Messit”, shpjegoi ai.

Pasi e frymëzoi Argjentinën drejt titullit të tretë të botës në Katar, Messi shihet si favorit për të fituar Topin e Artë për herë të tetë.

Sulmuesi 35-vjeçar u zgjodh lojtari më i mirë në botë i FIFA-s për vitin 2022 para një jave.

Por eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampionëve pas dy humbjeve, 1:0 në Paris dhe 2:0 në Munih, në një të tetën e finales, ka bërë që Messi të kritikohet shumë përsëri.

Ronaldo, ndërkohë, e ka fituar Topin e Artë pesë herë gjatë karrierës së vet. Por 38-vjeçari nuk pritet të jetë më në garë për këtë çmim, pasi luan në një ligë si ajo saudite.

Etiketa: CR7DiskutimiEvraMessiSporttopi i arte

Lajme të lidhura

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Para
KQZ paralajmëron: Ja sa vite burg dënohet krimi zgjedhor

KQZ paralajmëron: Ja sa vite burg dënohet krimi zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç...

Lexo më shumë
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com