GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Negociatat në hapin tjetër/ Raporti i plotë i vendeve anëtare për Shqipërinë: Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Negociatat në hapin tjetër/ Raporti i plotë i vendeve anëtare për Shqipërinë: Sulmet ndaj SPAK, ‘në rritje dhe shqetësuese’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dokumenti përfundimtar i vendeve anëtare të BE për ecurinë e Shqipërisë, i dakordësuar mbi një draft që KE ua paraqiti atyre, paralelisht me raportin e vlerësimit të piketave të ndërmjetme, i njohur si IBAR. Varianti final, i dakordësuar mes shteteve anëtare në COELA, është dukshëm më i ashpër dhe më politik sesa drafti fillestar i Komisionit Europian.

Ndryshe nga drafti i shkurtit, i cili mbetej kryesisht te vlerësimi i Shqipërisë për ecurinë e reformave dhe disa detyra të përgjithshme për t’u përmbushur, teksti final vendos theksin te kushtet konkrete dhe rezultatet e matshme që Tirana duhet të arrijë për të avancuar më tej në negociata.

Shtetet anëtare kanë forcuar ndjeshëm gjuhën për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Për herë të parë, SPAK përmendet specifikisht në dokument dhe shoqërohet me shqetësimin për “sulme të shtuara dhe shqetësuese”, përfshirë edhe në nivele të larta politike. Ndryshe nga drafti fillestar, ku BE kërkonte në mënyrë të përgjithshme shmangien e ndërhyrjeve ndaj drejtësisë, në variantin final theksohet qartë nevoja për mbrojtjen e SPAK-ut dhe respektimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.

“Të adresojë përpjekjet në rritje dhe shqetësuese nga zyrtarët publikë ose politikanët, përfshirë ato në nivele të larta në drejtësi, duke përfshirë edhe Strukturën e Specializuar për Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në dokument.

Dokumenti vlerëson rezultatet e SPAK-ut dhe gjykatave të posaçme në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë, por paralelisht nënvizon se korrupsioni mbetet i përhapur në administratë, pushtetin vendor dhe sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Madje, në gjuhën diplomatike të BE-së, korrupsioni nuk cilësohet më si “shqetësim serioz”, që mund të interpretohet si një sinjal i fortë politik nga Brukseli.

Ndërhyrjet parlamentare në proceset hetimore të SPAK-ut evidentohen vecanërisht në draftin final, së bashku domosdoshmërinë për të respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet e Venecias për imunitetin parlamentar, duke iu referuar këtu indirekt imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku, të cilën mazhoranca e mbrojti me forcën e kartonëve.

Për herë të parë në një dokument të tillë për Shqipërinë, përmenden edhe “rrjetet patronazhiste”. BE kërkon uljen e ndikimit të tyre, ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe garantimin e një “fushe loje të barabartë” në zgjedhje.

Shqipëria duhet të sigurojë kushte të barabarta loje në zgjedhje, të parandalojë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe të ndikimit institucional, si dhe duke zvogëluar ndikimin e rrjeteve të patronazhit”, thuhet në raport.

Dokumenti shton gjithashtu kërkesa më të forta për respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, forcimin e transparencës së ndërmarrjeve shtetërore apo edhe në reformimin e policisë.

Një tjetër pikë sensitive lidhet me çështjen e pronave, ku teksti final përfshin referenca për problematikat në zonat bregdetare, shpronësimet dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Ndërkohë, shtohen edhe kërkesa specifike për garantimin e të drejtave të minoriteteve dhe arsimit në gjuhën e tyre.

Në tërësi, dokumenti final tregon se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë zgjedhur një qasje më të fortë dhe më kushtëzuese ndaj Shqipërisë, duke kërkuar jo vetëm reforma në letër, por rezultate konkrete në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Ky dokument pritet të kalojë nesër në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Pas kalimit në COREPER, hapi i radhës do të jetë Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 26 maj në orën 19:30, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Kjo konsiderohet një nga fazat më të rëndësishme të procesit të negociatave, e cila i hap rrugë avancimit të mëtejshëm të Shqipërisë në mbylljen e kapitujve.

Ndryshimet kryesore përfshijnë:

(1) SPAK-u përmendet dhe mbrohet në mënyrë eksplicite — sulmet politike cilësohen si “në rritje dhe shqetësuese, përfshirë në nivele të larta”;

(2) Korrupsioni ngrihet nga një shqetësim “serioz” në një shqetësim “thelbësor” — një gjuhë pranë vijës së kuqe;

(3) Rrjetet patronazhiste përmenden për herë të parë si problem i qeverisjes zgjedhore;

(4) Ndërhyrja parlamentare në hetimet në vijim të SPAK-ut trajtohet specifikisht;

(5) Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimi i standardeve të Komisionit të Venecias për imunitetin janë kushte për mbylljen e Kapitullit 1.

(6) Abuzimet me pronat lidhen me zonat e pakicave dhe zonat bregdetare; përmenden shpronësimet pa kompensim të drejtë;

(7) Integriteti i policisë, autonomia e pushtetit vendor dhe transparenca e ndërmarrjeve shtetërore kthehen në kërkesa specifike dhe të matshme;

(8) Kushti për kriteret ekonomike zgjerohet nga një fjali e vetme në një kërkesë me shumë kushte.

Dokumenti:

https://drive.google.com/file/d/12Grds7-ZkaPqaKNqV_JkF0-XSfBa3w3-/view?usp=drive_link

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1negociatat me BE

Lajme të lidhura

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Para
Berisha në takimin e grave politikane: IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit

Berisha në takimin e grave politikane: IBAR u amendua seriozisht për shkak të korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
Aktualitet

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26

Harta e re gjyqësore e tre viteve më parë ka përkeqësuar situatën në disa gjykata të vendit, të cilat e...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com