GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikimi i dokumenteve të pronave në Dhërmi, arrestohet inxhinieri i bashkisë

09:40 - 09/11/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Falsifikimi i dokumenteve të pronave në Dhërmi, arrestohet inxhinieri i bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka rënë sot në prangat e policisë,  inxhineri i Bashkisë së Himarës, Elton Marko, në kuadër të operacionit për kapjen e personave bashkëpunues që merreshin me falsifikimin e dokumenteve të tokave në Dhërmi.

Sipas burimeve,  Prokuroria e Vlorës ka nxjerrë këtë urdhër ndalimi për Markon i cili është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë këtij institucioni, pasi dyshohet që është një nga personat i cili ka ndihmuar në falsifikimin e dokumeneteve për pronat në Dhërmi. Ai është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash.

Kujtojmë se, rreth dy muaj më parë, në shtator të këtij viti, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni. Bardhyl Gjika ish-shefi i zyrës që mbante dokumentat e pronësisë mbi tokën në këshillin e qarkut Vlorë, ka qenë ndër të parët që ka folur për të treguar skemën e vjedhjes së tokave. Bardhyl Gjika u arrestua sepse gjatë vitit 2020 dhe në vijim ka nxjerrë nga arkivat e kadastrës së këshillit të qarkut, dokumentat e marrjes së pronësisë, për të njohur të tij në fshatrat e Himarës dhe Dhërmiut.

Këto dokumenta më pas i kane falsifikuar dhe në arkivë kanë vendosur dokumentat e ndryshuara duke shtuar sipërfaqe fiktive toke. Më pas këto dokumenta nxireshin në mënyrë zyrtare për t’u paraqitur në hipotekë.

Në këtë mënyrë janë përfituar sipërfaqe të mëdha toke bujqësore dhe kullota në breg të detit. Zyrën ku falsifikoheshin dokumentat më parë e ka drejtuar vetë Klodian Troci për 5 muaj, dhe Bardhyl Gjika ishte në rolin e specialistit. Më pas Troci largohet prej andej duke i lënë vendin e drejtorit bashkëpunëtorit të tij.

Troci në nëntor të vitit 202o u emërua drejtor i kadastrës për të dhënë dorëheqjen më 24 shtator të 2021. Ndërsa kishte nisur hetimi, bashkëpunëtorët në krim tentuan të fshehin gjurmët duke sajuar një vjedhje të arkivës në zyrën ku punonte vete Bardhyl Gjika, por skema ishte shumë amatore dhe u zbulua shpejt. E.H/Gijotina.com/

Etiketa: arrestDhermifalsifikim dokumentesh

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Vrau të fejuarën për Shën Valentin, sportisti mund të lirohet nga burgu  

Vrau të fejuarën për Shën Valentin, sportisti mund të lirohet nga burgu  

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se...

Lexo më shumë
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com