GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fasadat e ish-Bllokut, Lali Eri i jep 331 MLN lekë Bujar Muratit, biznesmenit të arrestuar për korrupsion

11:47 - 10/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Vullneti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po thyen çdo ligj antikorrupsion që ka lidhje me prokurimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

Vullneti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po thyen çdo ligj antikorrupsion që ka lidhje me prokurimin e fondeve të buxhetit të shtetit.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vullneti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po thyen çdo ligj antikorrupsion që ka lidhje me prokurimin e fondeve të buxhetit të shtetit. Në këtë vazhdë, i mbiquajturi Lali Eri i ka dhuruar 331 milionë lekë një biznesmenit të njohur për korrupsion. Ky fond justifikohet nga kryetari me planet për  rregullimin e fasadave të godinave.

Paratë do të përdoren për bojatisje muresh tek ish-Blloku në qendër të Tiranës. Nuk mbahet mend se sa herë e ka “rregulluar” këtë zonë të vogël. Për këtë plan është hapur tenderi me objekt “Rikualifikimi urban i bllokut kufizuar nga rrugët “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani”- ”Andon Zako Cajupi” dhe “Moskat”. Bëhet fjalë për zonën në foto, ku shihet se rrugicat janë të mbingarkuar me ndërtime që ka firmosur Lali Eri.

Në këtë projekt kryetari pretendon se do të bëhet rehabilitim i godinave dhe rrugicave. Në fakt, nga verifikimi që bëmë në terren, si në rrugicën afër Partisë së Lirisë (ish-LSI) edhe në pjesën fundore të lagjes, pra pranë shkollës “Edith Durham” kanë filluar të ndërtohen me shumicë pallate të reja. Për më tepë këto ndërtime bëhen shumë ngjitur me godinat ekzistuese. Në këtë zonë nuk ka nevojë për fasada të reja dhe asfalt, por për kanalizime të ujërave të zeza, pasi ato ekzistueset nuk e përballojnë dot këtë bum ndërtimesh në lartësi.

Nëse Veliaj quan këtë rehabilitim, ne ju garantojmë më fakte se shumë shpejt në këtë zonë nuk ketë më hapësirë për të lëvizur as këmbësorët, madje qiellin ta harrojnë se nuk do ta shohin më me sy.

Përtej kësaj, ky tender që bëhet thjesht për të mbushur arkën e një kompanie private, ka një sërë shkeljesh. Shohim se Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e Kuq”, për shkak se fituesi është shpallur pa garë fare. Kjo shenja tregon riskun e lartë të korrupsionit në tender.

Dokumenti tregon që janë dorëzuar 10 oferta për këtë prokurim, por sërish Veliaj ka zgjedhur t’i bjerë shkurt. Madje shohim se oferta e “RSM COMPANY” shpk me vlerë  225 milionë lekë dhe propozimi i “K.TURJA” shpk & “KEGLI-DURI” shpk me vlerë 240 milionë lekë ishin më të lira se ajo e fituesit dhe të paktën duhet të ishin kaluar në finale për të konkurruar. Por, stafi i Veliajt i ka skualifikuar për mungesë të disa dokumenteve. Kështu, duke mos iu lënë kohë të paraqesin materialet e kërkuara, siç e kërkon ligji, Veliaj ka nxituar dhe pa konkurrentë përballë ka shpallur fituese firmën  “LIS KONSTRUKSION” shpk me ofertë 250 milionë lekë.

Kjo kontratë e dhuruar në shkelje të ligjit mbi prokurimet ishte si një lajm për rikthimin e firmës LIS KONSTRUKSION” shpk në botën e aferave korruptive me tenderët. Firma në fjalë është e njohur për të tilla gjëra dhe madje mban një dosje të zezë me numër të lartë të abuzimeve.

 

Abuzimet e Muratit

Kjo firmë dikur quhej “EURO-ALB” dhe është themeluar nga  Bujar Murati  në vitin 1999. Në vitin 2006, Murati ia kalon aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Muratit. Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh dhe arrestimit, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij.

Po le të flasim pak për të shkuarën e errët të Muratit, i cili shpërdoronte detyrën dhe vidhte para përmes firmës së tij.

Në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi. Në dhjetor 2009, gjatë operacionit ‘Prokurimi i fundit”, u arrestuan edhe pronari i kompanisë fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve në Gardën e Republikës Tahir Imami si dhe biznesmenët Artan Berberi dhe Agur Sadiku. Sipas prokurorisë dhe policisë, tre biznesmenët do t’u jepnin një pjesë të fitimit tre funksionarëve publikë, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit. Bujar Murati, jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut.

Ndërkohë në vitin 2021 ai u arrestua me urdhër të SPAK për afera me tendera me ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe grupin e tij.

Theksojmë se pas arrestimit të dytë, Murati ia shtet sërish aksionet e kompanisë gruas së tij.

 

Kompania e Muratit ishe paracaktuar fituese tenderit abuziv me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në Bitaj të Lushnjës. Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara, me ofertë gati sa fondi limit, përmes përjashtimit arbitrar të kompanive të tjera, duke ndarë më pas një pjesë e të parave të tenderit sipas rolit në këtë aferë.

Për më tepër, punimet po i kryente një kompani tjetër. Abuzimi çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 8 vartësit e tij, si dhe 2 biznesmenë.

Me sa shohim, Bujar Murati ia paska hedhur paq edhe me SPAK-un! Dhe tani i qenka rikthyer aferave, i ndihmuar nga Lali Eri, i cili ka grumbulluar në bashkëpunimet e tij të gjithë biznesmenët që janë kontingjent i korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzim me prokurimetArrestimbujar muratiErion VeliajFatos Tusheopen data albaniared flagTEDNER

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Protesta te bashkia, Licaj: Po vidhen pasuritë kombëtare për të pasuruar Fushën

Protesta te bashkia, Licaj: Po vidhen pasuritë kombëtare për të pasuruar Fushën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…
Breaking Views

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

Lexo më shumë
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com