GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fation Duro i Patosit i nxjerr paratë me buldozer, 60 MLN lekë për një mjet të përdorur, tenderi pa garë

10:52 - 29/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Fation Duro i Patosit i nxjerr paratë me buldozer, 60 MLN lekë për një mjet të përdorur, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro po ndjek hapat e paraardhësve të tij duke firmosur kontrata abuzive në dëm të buxhetit të bashkisë. Bashkia Patos është në bashki e vogël, e përfshirë në listën e qeverisjeve vendore me borxhe, por shpenzimet vazhdon t’i ketë të mëdha.

Dhe qershia mbi tortën e abuzimeve qenka një buldozer! Kryetari ka hapur tenderin me objekt ‘Blerje mjeti Buldozer’, për të cilin është vënë në dispozicion  fondi me vlerë 60  milionë lekë.

Në dokumentet standarde të tenderit thuhet se  do të blihet mjet i përdorur dhe me këto specifikime.

“Specifikimet për mjetin Buldozer Viti i prodhimit: Nuk do të pranohet asnjë mjet i cili është prodhuar para vitit 1999. Kilometrat e kryera: Mjeti duhet të ketë më pak se 7,000 (shtatë mijë) orë punë të kryera (origjinale) dhe nuk do të pranohet asnjë mjet i cili ka më shumë orë pune. (Mjeti do ti nënshtrohet kontrollit të veçantë, nëse orët e punës janë manipuluar)”.

Në argumentimin e fondit limit nuk ka një studim të tregut se sa kushton një mjet i tillë, po ashtu nuk është marrë mundimi që të përllogaritet, nëse ia del më mirë të merret me qira buldozeri apo të blihet. Sa do të kushtojë mirëmbajtja e tij, personeli, karburanti dhe shpenzimet e tjera që mund të ketë.

Ndërkohë po t’i hedhim një sy tregut, një mjet të tillë të vit prodhimi më të vonshëm, me 4600 orë punë kushton vetëm 58 milionë lekë. Ndërsa ata që kanë më shumë orë punë, pra deri në 7000 orë dhe vit prodhimi më herët  (siç e kërkon Duro) nisin edhe nga vlera 52 milionë lekë.

Kështu që fare lehtë mund të kuptohet që edhe në këtë tender luhet për të përfituar lekë nga arka e bashkisë.

Mbi këtë kontratë valëvitet ‘Red Flag’ i vendosur nga Open Data Albania, portali monitorues që ka konstatuar shkelje në këtë procedurë. Flamuri i kuq do të thotë që kemi mungesë konkurrence në këtë procedurë dhe risk korrupsioni.

Në fakt të bie menjëherë në sy se deri në afatin e fundit është dorëzuar vetëm një ofertë nga firma  Mi-Le-Ge- H” shpk në pronësi të Ilir Hasës. Ishte e vetmja ofertë e dorëzuar dhe me vlerë sa e fondit limit. Nëse do të shqetësohej që të kursejë paratë e bashkisë, Duro do ta anulonte procedurën dhe të kërkonte oferta më të përshtatshme në një njoftim të ri.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, paracaktuan si fitues në dy tendera të njëjtën kompani, që rezultonte se përgjatë tre viteve kishte fituar 32 pocedura prokurorimi të kësaj njësie vendore.

Më herët, SPAK dërgoi kërkesë në Gjykatë për të nisur procedim penal ndaj të pandehurve Raimonda Balilaj, Anisa Petani, Shkëlqim Beqiraj, Enirjada Rizaj, të akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe për të pandehurit e tjerë Vangjel Nushi, Boreta Murati dhe Arben Manoku, të cilët akuzohen për veprën penale të “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryer në bashkëpunim.

Shpresojmë që pas këtij veprimi të SPAK, kryetari Duro të fillojë të letë frikë nga ligji dhe të mos blejë hekurishte me paratë e buxhetit të bashkisë Patos.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbulldozerfation duroopen data albaniaPatosred flagSkandal

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Nagelsmann: Nuk ka presion te Gjermania ime

Nagelsmann: Nuk ka presion te Gjermania ime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com