Për rreth 2 orë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është marrë në pyetje nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme pas padive të depozituara për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.
Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve duke thënë se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor.
“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes të SPAK. Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”, tha Mediu.
Ish ministri gjithashtu u pyet nga gazetarët në lidhje me deklarimet e tij dhe nëse ka shpërdoruar apo jo detyrën gjatë kohës kur ka qenë ministër i Mbrojtjes, por refuzoi të përgjigjej.
Discussion about this post