GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Fatos Nano feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush lideri historik i PS-së

08:55 - 16/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fatos Nano feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush lideri historik i PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano feston sot 70-vjetorin e ditës së lindjes. Nano u lind më 16 shtator 1952. Ai e nisi karrierën politike  ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatiste vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të dorëhiqej. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u be problemi kryesor i Shqipërisë post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkak i opozicionit të Nanos ndaj qeverisë së Berishës.

Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet të cilat u zhvilluan në kushte jo normale u fituan nga Partia Socialiste.

Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Në shator të vitit 1998 forcat e policisë së Tropojës vranë në një atentat udhëheqësin e lëvizjes studentore antikomuniste Azem Hajdari. Kjo çoi në një revoltë popullore dhe meqënëse u krye nga një segment i shtetit, e detyroi Fatos Nanon të japë dorëheqjen.

Fatos Nano u gjykua i pafajshëm nga një Gjykate ne Tirane ndaj akuzave per shperdorim detyre dhe korrupsion ne vitin 1999.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet ne qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

Nano kërkoi të zgjidhej si president në 8 korrik 2007 mbas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu, por nuk pati mbështetjen e Ramës. Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet. Nano mori vetëm 3 vota ndërsa Bamir Topi, kandidati i Partise Demokratike fitoi 75 vota. Megjithatë Topi nuk fitoi votat e nevojshme për tu zgjedhur president. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit u mbajt më 10 korrik. Parlameti përsëri nuk arriti të zgjidhte presidentin, me Nanon që mori 5 vota dhe Topi 74 vota. Në raundin e tretë më 20 korrik Topi u zgjodh president.

Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucçovës, Tepelenës dhe Sarandës.

Lajme të lidhura

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Para
Moti i keq përmbyt Italinë qendrore/ 7 të vdekur, asnjë gjurmë nga një fëmijë i vogël

Moti i keq përmbyt Italinë qendrore/ 7 të vdekur, asnjë gjurmë nga një fëmijë i vogël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, dhe zyrtarët e tjerë. Për drejtoreshën Mirlinda Karçanaj...

Lexo më shumë
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

Shuhet familja shqiptare në Itali, të afërmit: I nisëm fëmijët në emigrim dhe po kthehen në arkivol!

15:08 - 05/02/26
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet shkojnë 70 herë mbi mesataren e BE-së

14:47 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com