GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Favorizoi të dënuarin përjetë/ KLGJ nuk pranon kërkesën e ILD, pezullon për 3 muaj Taulant Tafën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Favorizoi të dënuarin përjetë/ KLGJ nuk pranon kërkesën e ILD, pezullon për 3 muaj Taulant Tafën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas zvarritjeve nga një institucion në tjetrin çështja e gjyqtarit Taulant Tafa u mbyll dhe ai ja “hodhi pa u lagur”. Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi sot se kishte pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në procedimin penal ndaj gjyqtarit Taulant Tafa.  Por, në fakt kjo deklaratë ishte vetëm sa për të tejkaluar situatën dhe mbyllur çështjen, pasi për Tafën nuk është zbatuar e plotë kërkesa e ILD.

Ndryshe nga kërkimi i ILD-së për shkarkim të Tafës për “shkelje diskretituese”, Këshilli e ndëshkoi atë me 3 muaj pezullim me të drejtë për të marrë pagë minimale. Tafa akuzohet nga ILD se ka favorizuar në mënyrë të paligjshme të dënuarin me burg të përjetshëm Arben Grori, duke pranuar kërkesën e tij për uljen e dënimit me 720 ditë. Grori është fajtor për vrasjen në Itali në Naim Zyberit në vitin 1997, në bashkëpunim me Gerd Gjinerarin, lirimi me kusht i të cilit çoi më herët në shkarkimin nga KLGJ të gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo. Sipas ILD-së, Tafa kishte zbatuar një standard të ndryshëm nga vendimet e tij të mëparshme për çështje të ngjashme, duke sjellë cenim të besimit të publikut te drejtësia dhe cenim të figurë së magjistratit.

“Sipas hetimit të ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara vetëm për t’iu përshtatur plotësimit të kërkesave formale ligjore”, thuhet në njoftimin për shtyp të ILD-së, në të cilin theksohet se për këto shkelje ishte kërkuar shkarkimi i magjistratit.

Masa ndaj Tafës është ndër më të lehtat e dhëna nga KLGJ, për gjyqtarë të gjetur në shkelje disiplinore. Për shkelje të ngjashme Këshilli ka shkarkuar ish-gjyqtaren Enkeleidi Hoxha dhe gjyqtarin Markelian Kuqo. Ndërkohë  gjyqtarja tjetër e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga KLGJ për 6 muaj, për shkelje të etikës në postimin e disa videove në rrjete sociale.

Etiketa: abuzimgjyqtarILDKLGJKryesore1pezullimTaulant Tafa

Lajme të lidhura

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Para
Ujëra të zeza? Nxihet deti, ja çfarë thonë banorët e qytetit bregdetar

Ujëra të zeza? Nxihet deti, ja çfarë thonë banorët e qytetit bregdetar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com