GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Femra, Skënderbeu merr fitoren e parë, nuk ka surpriza nga Vllaznia e Apolonia

19:49 - 07/11/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Femra, Skënderbeu merr fitoren e parë, nuk ka surpriza nga Vllaznia e Apolonia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Java e katërt e këtij kampionatit kombëtar të femrave është zhvilluar këtë fundjavë. Një javë që u luajt pa ekipin e Tiranës, që bazuar në kalendarin e këtij sezoni ishte pushim.

Kështu, ndeshja e parë e kësaj jave të katërt u zhvillua në Korçë, me ekipin e Skënderbeut që arriti fitoren e parë sezonale ndaj Lushnjes. Fillimisht ishin myzeqaret ato që kaluan në avantazh që në minutën e katërt me Gegën, ndërsa barazimi do të vinte në minutën e 8-të me Potomin. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 1-1, teksa në fraksionin e dytë të lojës, Joana Nicku do të shënonte dopietë për juglindoret, duke vulosur fitoren 3-1, me korçaret që marrin kështu tre pikët e para në kampionat.

Ndërkaq, në sfidat e ditës së sotme, nuk ka surpriza nga dy pretendentet kryesore, Vllaznia dhe Apolonia, që kanë marrë fitoret e radhës. Pas pushimit një javor, Vllaznia u rikthye në fushë, ku përballë kishte Atletik Club, në derbin shkodran që u fitua nga kampionet në fuqi. 4-0 u mbyll kjo sfidë, me gola të shënuar nga Megi Doçi, e cila realizoi dopietë, si dhe Klaudja Borci dhe Julia Ann Sattler.

Nga ana tjetër, Apolonia ka fituar në transfertë ndaj Tirana AS, me rezultatin e thellë 0-14. Një fitore me vlerë tre pikë për fieraket, që tregojnë kështu formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon.

Sakaq, Partizani ka marrë fitoren e radhës në kampionat, ku ka mundur me shifrat 4-1 Teutën. Një ndeshje mjaft e mirë e të kuqeve, që shënuan dy gola në pjesën e parë të lojës me Tabakun dhe Locën ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, durrsaket ngushtuan rezultatin me Bushin. Megjithatë, kryeqytetaset shënuan edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Kokën dhe Qosen, duke marrë kështu tre pikë dhe duke u ngjitur në vendin e katërt në kampionat.

Sfida tjetër ishte ajo mes Murlanit dhe Kinostudios, një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat që përfundoi me barazimin 3-3. Fillimisht ishin shkodranet ato të cilat zhbllokuan rezultatin me Vishkullin, teksa kryeqytetaset përmbysën rezultatin me golat e Lulaj dhe Torit. Me fillimin e pjesës së dytë, Murlani gjen sërish golin me Vasën, ndërsa Ndeme do të shënonte golin e tretë për Kinostudion në minutën e 57-të. Pak minuta para përfundimit të lojës, Vishkulli realizon golin e barazimit për Murlanin. Me këtë barazim, skuadrat ndajnë nga një pikë në këtë javë të katërt.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Gjeta sulmon Bashën: 99 përqind e FRPD mbështet “Foltoren”

Gjeta sulmon Bashën: 99 përqind e FRPD mbështet "Foltoren"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com