GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Femrat, mbyllet java e tretë, kryesojnë Apolonia dhe Tirana

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Femrat, mbyllet java e tretë, kryesojnë Apolonia dhe Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kampionati i femrave është rikthyer të luhet sërish këtë fundjavë, pas periudhës së shkëputjes së lojës për shkak të ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.
Kjo javë e tretë mori udhë në stadiumin “Roza Haxhiu”, aty ku Partizani mundi me manita ekipin e Lushnjes.

Kryeqytetaset ishin dukshëm më superiore, teksa golin e avantazhit e shënuan në minutën 18-të me Mesuare Begallon. Të kuqet realizuan edhe dy herë të tjera me Locin dhe Xhebrahimin, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 3-0. Në fraksionin e dytë, Begallo katërfishoi shifrat, ndërsa për golin e pestë mendoi Bleona Koka. Me fitoren 0-5 në transfertë, Partizani ngjitet në vendin e katërt me gjashtë pikë, ndërsa Lushnja renditet në vendin e shtatë me 3 pikë.


Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Atletik Klub fitoi me rezultatin 6-2 kundër Tirana AS. Një ndeshje që prodhoi jo vetëm gola, por edhe lojë të bukur dhe mjaft emocione. Ishin shkodranet ato që kaluan të parat në avantazh me Iris Armokun, e cila shënon dopietë në minutat 7-të dhe 22. Kryeqytetaset kundërpërgjigjen shumë shpejt, duke shënuar dy gola të shpejtë në harkun kohor të tre minutave. Ishte Xhaferaj ajo e cila ngushtoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa Banushi barazoi shifrat në minutën e 29-të. Një gabim i Xhaferaj nga ana e bluve do të kalonte sërish në epërsi Atletik Klub, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Shpella do të dërgonte shifrat në 4-2. Me fillimin e pjesës së dytë, Iris Armoku shënon edhe dy gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 6-2. Atletik Club me këtë fitore shkon kështu në kuotën e katër pikëve, ndërsa Tirana AS renditet e fundit me 0 pikë, me një ndeshje më pak.


Këtë të diel janë zhvilluar edhe tre sfidat e tjera. Kinostudio mori një tre pikësh me vlerë në kryeqytet kundër Skënderbeut, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 10-të me Neme Obogo, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës do të dyfishonte shifrat Cyme Lulaj. Kjo ishte fitorja e parë për kryeqytetaset në këtë sezon të ri, të cilat radhiten në vendin e gjashtë me tre pikë, ndërsa Skënderbeu me vetëm një pikë në vendin e nëntë.


Tirana ka mundur në transfertë Teutën, ku ka fituar me shifrat 0-6. Durrsaket gabojnë që në minutën e 7-të, teksa një gol i Duros do të kalonte në avantazh kryeqytetaset. Bardheblutë shënojnë edhe dy herë të tjera në 45 minutat e para me Alijaj dhe Metallën. Në pjesën e dytë, tiranaset shënon edhe tre herë të tjera, me Daniela Kodrën, Goron dhe Gjonin. Pas javës së tretë, Tirana renditet me 9 pikë të plota në vendin e dytë, ndërsa Teuta numëron 0 pikë pas tre javësh.


Apolonia ka shkatërruar me rezultatin 10-2 Murlanin. Valentina Troka dhe Egzona Gashi realizuan nga tre gola për fieraket, teksa, Liridona Gashi dhe Klea Hamonikaj vulosën nga një dopietë. Dy golat për verioret i shënuan Anela Vishkulli dhe Rosela Vasa. Apolonia kryeson pas javës së tretë me 9 pikë, po aq sa Tirana, ndërsa në vendin e tretë renditet Vllaznia me 6 pikë dhe me një ndeshje më pak.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
“Nje Vendim arbitrar, i pa mend dhe arrogant”, Vasili reagon për ndërprerjen e kontratës për mjekët specializantë

Beteja ndaj eurobondit, Vasili: Grabitje gjigande e parave publike

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com