GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Fenomeni/ Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane

20:24 - 10/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fenomeni/ Rritje e madhe e vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë të shërbimit ushtarak amerikan, ka detyruar Pentagonin të rishikojë protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë. Por shumë anëtarë të shërbimit ushtarak që paraqesin probleme të kësaj natyre, druhen të flasin e të pranojnë se kanë nevojë për ndihmë. Dhe atyre që kërkojnë ndihmë, u duhet shpesh të luftojnë me stigmën e rrënjosur thellë mbi çështjet e shëndetit mendor, pengesat burokratike, si dhe me trysninë e brendshme për të qëndruar në punë.

Pentagoni ka krijuar një komision të pavarur për të rishikuar protokollet e shëndetit mendor të ushtrisë si dhe programet e parandalimit të vetëvrasjeve. Në të njëjtën kohë, një rrjet organizatash bamirëse që bashkëpunojnë me ushtrinë, janë përpjekur të plotësojnë mangësitë, duke ofruar një sërë programesh e iniciativash të tjera në terren.

Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes, vetëvrasjet në mesin e anëtarëve të shërbimit ushtarak aktiv u rritën me më shumë se 40% mes viteve 2015 dhe 2020. Shifrat u rritën me 15% vetëm gjatë vitit 2020. Në ato që konsiderohen si pikat e nxehta të vetëvrasjeve sikurse Alaska, ku anëtarët e shërbimit ushtarak dhe familjet e tyre përballen me izolimin ekstrem dhe një klimë të ashpër, shkalla është dyfishuar.

Një studim i vitit 2021 i kryer nga organizata “Cost of War Project” arriti në përfundimin se që nga 11 shtatori 2001, kanë vdekur nga vetëvrasja katër herë më shumë anëtarë të shërbimit ushtarak e veteranë krahasuar me ata që kanë humbur jetën në vatra lufte. Studimi detajoi faktorë sikurse “ekspozimi i lartë ndaj traumave mendore, fizike, morale dhe seksuale, stresi apo ezaurimi mendor, ndikimi i kulturës maskiliste në ushtri, qasja e vazhdueshme tek armët, si dhe vështirësitë për t’u riintegruar në jetën normale si civilë.

Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesave të përsëritura për komente mbi këto të dhëna. Por sekretari i Mbrojtjes Austin e ka pranuar publikisht se programet aktuale të Pentagonit mbi shëndetin mendor, përfshirë dhe ekzistenca e një zyre për Parandalimin e Vetëvrasjeve, e krijuar në vitin 2011, kanë rezultuar të pamjaftueshme./Voa/

Etiketa: SHBAushtria amerikanevetevrasjet

Lajme të lidhura

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Para
Për herë të parë shtatzënë, Einxhel “ankohet” për dy djemtë në jetën e saj (FOTO)

“Dhurata e parë e bebit, pasi dolëm nga BBV”, Einxhel “hap zemrën” me ndjekësit (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Lexo më shumë
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com