GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 1 min
A A
Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorë të Njësisë Administrative Shtiqën dhe të fshatit Nangë, në Njësinë Administrative Bicaj, kanë protestuar sot para Bashkisë Kukës, duke kërkuar zgjidhje për mungesën e ujit vaditës.

Fermerët pretendojnë se prej ditësh nuk kanë ujë për të vaditur tokat bujqësore, ndërsa sipas tyre burimet ujore po devijohen për nevojat e hidrocentraleve. “Ka 3 vite që Shtiqëni thahet dhe shkrumbohet për mungesën e ujit vaditës”, u shpreh një prej banorëve.

Protestuesit thonë se ekziston një marrëveshje që garanton furnizimin me ujë për vaditje nga 15 maji deri më 15 shtator, por sipas tyre ajo nuk po zbatohet. Kanali vaditës i Shtiqënit mbulon rreth 820 hektarë tokë bujqësore, ndërsa aktualisht rreth 120 hektarë janë të mbjella me misër, jonxhë dhe grurë.

“Kontrata që është, nuk zbatohet. Ujë ka kanali sa të duash. Kemi ardhur të tregojmë se ne çfarë kemi mbjellë, ka mbetur bosh”, deklaroi një tjetër banor.

Fermerët paralajmërojnë se mungesa e ujit po rrezikon seriozisht prodhimin bujqësor dhe të ardhurat e familjeve të tyre. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për rikthimin e ujit në kanalet vaditëse dhe zgjidhjen e situatës, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse kërkesat e tyre nuk marrin përgjigje.

Etiketa: FermerëKukësvaditje

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Xavi prezantohet si trajner i Holandës: Duam ta rikthejmë Kombëtaren në nivelet më të larta

Xavi prezantohet si trajner i Holandës: Duam ta rikthejmë Kombëtaren në nivelet më të larta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com