GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Festa e Dybalas acaron tifozët e Juves

12:26 - 06/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Festa e Dybalas acaron tifozët e Juves
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paulo Dybala i është gëzuar pa masë fitores së skuadrës së vet Roma kundër ish-klubit të tij, Juventus, të dielën dhe nuk i ka fshehur fare ndjenjat duke festuar haptazi në Olimpico.

Roma e mundi Zonjën e Vjetër një me zero falë një goli të mrekullueshëm të mbrojtësit Gianluca Mancini për ta vazhduar luftën për në katër vendet e para të Serisë A.

Skuadra e Jose Mourinhos vuajti por ia doli të ruante avantazhin deri në fund, pasi miqtë nuk gjetën golin duke goditur shtyllën tri herë.

Pas përfundimit të ndeshjes, Dybala, i cili e nisi si titullar këtë super sfidë, iu gëzua tri pikëve duke festuar në stol bashkë me mesfushorin holandez Gini Wijnaldum.

VIDEO

Dhe shumë tifozë të Juventusit ishin shumë të pakënaqur që e panë ish-idhullin e tyre duke festuar kundër bardhezinjve, aq shumë saqë argjentinasi u detyrua të dalë me një shpjegim në rrjetet sociale.

Dybala iu drejtuar përkrahësve të ish-klubit të vet me një mesazh përmes Telegramit.

“E di që kjo është e vështirë për ju por është edhe për mua”, shkroi Dybala.

“Megjithatë, unë tani luaj për një klub tjetër dhe me bashkëlojtarë të tjerë, dhe më duhet t’i respektoj ata. Nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh dhe për mua, ishte shumë e rëndësishme. Respekti nuk do të mungojë kurrë, mos e lejoni veten të mashtroheni nga rrjetet sociale”, shtoi ai.

Dybala u largua nga Juventusi në verën e vitit 2022, pasi klubi vendosi të mos i rinovonte kontratën.

Gjatë shtatë viteve të kaluara në Torino, Dybala u bë lojtari i dhjetë më frytdhënës në historinë e bardhezinjve, duke shënuar 115 gola në 293 takime.

Këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 24 aktivizime për “Ulkonjën”.

Etiketa: dybalaFesta e fitoresFutbollJuventusRomaserie a

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Masakra në Kamëz, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Helena nuk donte…

Masakra në Kamëz, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Helena nuk donte...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u takua me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së...

Lexo më shumë
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com