Emigrantët kryesisht të rinj janë rikthyer në Shishtavec të Kukësit për të festuar festat e fundvitit në një mënyrë të veçantë.
Të rinjtë në ditët e para të vitit të ri janë mbledhur në qendër të fshatit ku kanë kërcyer valle tradicionale .
Banorët dhe emigrantët thonë se është bërë traditë që festat sidomos ajo e verës dhe Vitit të Ri të organizohen si shenjë mikpritjeje për emigrantët të cilët i japin jetë fshatit të banuar nga të moshuarit.
Festës në qendrën e Shishtavecit i janë bashkuar edhe banorë të fshatrave përreth, por edhe zonave kufitare me Kosovën.
Discussion about this post