GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Festohen Krishtlindjet, Janullatos: Mbizotëron dhimbje e pamasë

19:33 - 25/12/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Festohen Krishtlindjet, Janullatos: Mbizotëron dhimbje e pamasë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besimtarët e krishterë po festojnë Krishtlindjen, një nga datat më të rëndësishme të besimit të tyre fetar. Festimet e nisura në mesnatë, vazhduan gjatë ditës me mesha të posaçme në kisha e katedralet katolike dhe ortodokse. Ata ndezën qirinj dhe ndoqën ceremonialet e shenjta pranë kishave dhe katedraleve katolike dhe ortodokse, duke u lutur për paqe dhe mirësi midis njerëzve. Meshën e shenjtë në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet e drejtoi Arqipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj.

“Në një kohë kur nuk rreshtin së ekzistuari forma të reja dhe antike virusi, si lufta, pabarazia sociale, mungesa e shpresës tek të rinjtë për të ardhmen në Shqipëri, pamundësia për shumë familje të varfra që të kenë kushte më dinjitoze dhe shpesh herë një ndjenjë mosbesimi, e ushqyer nga egoizmi dhe korrupsioni, ne duhet të pranojmë Jezusin foshnje, si të vetmin dhe të gjithanshmin për jetën tonë”, thotë Imzot Dodaj.

Mesazhi i Janullatos

Ndërsa Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Hirësia Anastas Janullatos, drejtoi meshën e shenjtë në katedralen Ngjallja e Krishtit në kryeqytet. Ai theksoi në mesazhin e tij se dëshira e zjarrtë për paqe së fundmi është kthyer në dhimbje të përditshme, klithmë dhe lutje për qindra mijëra njerëz.

“Për shkak të luftës së papranueshme katastrofike të Rusisë kundër Ukrainës, mbizotëron një hidhërim i pamasë. Në të njëjtën kohë, konflikte të armatosura ka në Siri, në Jemen dhe, përgjithësisht, në Azi e në Afrikë, dhe sulmet terroriste janë të shpeshta në qendrat e mëdha urbane perëndimore. Botën vazhdojnë ta mundojnë edhe luftërat e një lloji tjetër, ato ekonomike, diplomatike, ideologjike. Dhuna dhe arbitrariteti nuk kursyen së përdhosuri as vendet e shenjta. Për interesat e fuqive të ndryshme, keqinformimi përdoret si armë luftarake për të nënshtruar mendimin dhe ndërgjegjen e shumë njerëzve”, thotë Hirësia Janullatos.

Drejtuesit fetarë u lutën për paqe dhe bënë thirrje besimtarëve, që të mbrojnë e të kujdesen për të pafuqishmit, duke kërkuar dashurinë dhe paqen me veten dhe me të tjerët, duke kundërshtuar luftën, egoizmin, mburrjen dhe mendjemadhësi, sepse këto ndjenja prishin marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e popujve dhe nxit konflikte të vogla e të mëdha.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Etiketa: FestohenJanullatosKrishtlindjet

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Video/ Sherr në “Bllok”, grupi me djem sulmon të riun, një vajzë tenton t’i ndajë

VIDEO/ Me thika në duar, të rinjtë sherr në mes të autostradës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com