GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Festoi me bluzën e Jasharit, kreu i SFV mbron Xhakën

14:58 - 14/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Festoi me bluzën e Jasharit, kreu i SFV mbron Xhakën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës (SFV), Dominique Blanc, i ka dalë në mbrojtje kapitenit kosovar të Kombëtares helvetike, pas kritikave që mesfushori i kishte marrë kur e kishte festuar fitoren kundër Serbisë me një fanellë me mbiemrin Jashari.

Xhaka ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Zvicrës 1:0 kundër Serbisë – që u arrit po ashtu falë një kosovari tjetër, Xherdan Shaqiri – duke e rrëzuar kombëtaren serbe nga Kupa e Botës Katar 2022 në dhjetor.

Për ta festuar kalimin e Zvicrës në një të tetën e finales në Botëror, pas ndeshjes Xhaka e veshi mbrapsht fanellën e Ardon Jasharit, një tjetër futbollisti kosovar në ekipin zviceran, duke e vënë në pah mbiemrin Jashari.

I pyetur nëse festa e Granit Xhakës me fanellën e Jasharit – i cili mban mbiemrin e njëjtë si Adem Jashari, komandanti legjendar i UÇK-së dhe heroi i Kosovës nga lufta e 1999-s me Serbinë – Blanc i fajësoi mediat që e teprojnë me Xhakën dhe kërkoi që kosovarët e Zvicrës të kuptohet për shkak të së kaluarës së tyre.

“Së pari, duhet të thuhet: çdo gjë që kapiteni jonë e bën apo nuk e bën, mediat e rrisin tej mase. Është e vështirë ta paramendosh se çfarë iu shkon në mendje lojtarëve tanë me rrënje kosovare, prindërit e të cilëve ishin viktima të luftës. Por duhet ta kuptoni. Edhe pse ne bëmë gjithçka para ndeshjes me Serbinë për t’u siguruar se ishte vetëm një ndeshje futbolli, tensionet ishin të mëdha. Granit Xhaka e shpjegoi gjestin e tij pas ndeshjes, është e nevojshme për mua të shtoj diçka këtu”, tha Blanc për Blick.com

I pyetur nëse gjesti i Xhakës ishte provokim politik ndaj Serbisë, shefi i futbollit zviceran e mohoi duke u thirrur në hetimin e FIFA-s i cili e cilësoi si normal festimin e Xhakës me fanellën Jashari.

“Shikoni, ne i kemi 186 kombësi të ndryshme në SFV. Ne kemi vlera të cilat janë shumë të rëndësishme për ne. Por nëse ne fillojmë të komentojmë në gjeste të cilat mund të kenë qëllime politike, kjo nuk do të mbaronte kurrë. FIFA e nisi një hetim, por nuk e pa tërë këtë si gjest politik dhe nuk na ndëshkoi neve dhe Granitin”, shtoi ai.

Etiketa: Presidenti i SFVSportxhaka

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Erion Dasho: Testet e zakonshme nuk tregojnë nëse je infektuar nga Omicron

Kongresi i 50-mijë lekëshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com