GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Festonin ditëlindjen e 11-vjeçarit / Detaje nga atentati në Tiranë, Fuoristrada u zuri pritë dhe zbrazi breshëri plumbash! I mituri në gjendje të rëndë

08:35 - 18/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Festonin ditëlindjen e 11-vjeçarit / Detaje nga atentati në Tiranë, Fuoristrada u zuri pritë dhe zbrazi breshëri plumbash! I mituri në gjendje të rëndë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin ku katër persona mbetën të plagosur në një atentat.

Katër të plagosurit janë, dy kushërinj djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, shoku i dy kushërinjve dhe shoferi i kompanisë “Pelikani” dhe familjes Demiraj.

Pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D.Demiraj kishte ditëlindjen.Në Pjezë kanë shkuar djali dhe nipi i pronarit të kompanisë private “Pelikani Security” pra D.Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç dhe bashkë me ta edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë. Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe komshinj prej kohësh dhe i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills. Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj në pronësi të Vesel Demiraj një G-Class me targë AB002MD.

Shoferi Arens Stafa 34-vjeç me këtë makinë i ka dërguar te pista e garave në Pjezë, ku të rinjtë do festonin dhe pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjvë në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët. Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21 e 30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar te banesat e tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orës pas ngjarjes. 34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.

Etiketa: atentatdetajeKryesore1Tirane

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Korçë/ Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u arratis, përfundon në pranga 27-vjeçari

Autorët ngatërruan shënjestër? Detaje nga ngjarja në Lundër, çfarë deklaruan të plagosurit në polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Lexo më shumë
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com