GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fico dhe Balla, dhuratë 10 mln € Nikolin Jakës për të blerë reçel

11:17 - 12/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Nikolin Jaka e ka kapur prej ‘fyti’ sektorin e Shëndetësisë dhe nuk ka lënë projekt pa vjedhur! Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë të tij në QSUT,

Nikolin Jaka e ka kapur prej ‘fyti’ sektorin e Shëndetësisë dhe nuk ka lënë projekt pa vjedhur! Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë të tij në QSUT,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nikolin Jaka e ka kapur prej ‘fyti’ sektorin e Shëndetësisë dhe nuk ka lënë projekt pa vjedhur! Gijotina.com ka denoncuar disa tenderë të tij në QSUT, Spitali i Traumës dhe Sanatoriumi përgjatë këtij viti. Meqenëse jemi në prag festash, Jaka e ka zgjedhur vetë dhuratën që do të marrë nga ‘Babagjyshi i Rilindjes’. Jo ndonjë gjë të madhe 10 milionë euro ka qenë dëshira e kësaj radhë e tij!

Sigurisht që babagjyshi këto para do t’i mbledh nga populli shqiptar me ‘hir a me pa hir’, të cilët minimumi as ushqim të shëndetshëm nuk gjejnë kur shtrohen në këto spitale.  Por, me rëndësi për oligarkët ka tenderi që mban objektin  “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” me fond limit 10 milionë euro.

Red Flag

Ky tender është shpallur në fund tetori dhe më datë 13 nëntor pasi është mbyllur gara është shpallur menjëherë fituesi, firma “KPL” SHPK  ose ish- “So. RI”  e cila fiktivisht regjistrohet në pronësi të Ramazan Troka, por themeluesit dhe pronarët e vërtetë janë Alma Tafani dhe Nikolin Jaka.

Kjo kompani ka garuar me veten e saj sepse nuk ka patur përballë asnjë konkurrent tjetër.

Shto këtu edhe faktin që kishte një oferta sa 100% e fondit limit. Fakte që duhej të ishin bërë shkak për anulimin e kësaj procedure. Por, Autoriteti Kontraktor që ishte Agjencia e Blerjeve të Përqendruar në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtoresha e  QSUT, Albana Fico zgjodhën t’i bënin dhuratë këtë tender me vlerë 10 milionë euro.

Madje për disa javë e mbajtën të fshehtë kontratën dhe kanë publikuar në muajin dhjetor.  Po Jaka dhe ish-bashkëshortja e tij Alma Tafani vazhdojnë bashkëpunimet për afera dhe kjo nuk është hera  e parë që fitojnë në mënyrë të pa drejtë një tender në shëndetësi. Në tenderin 10 milionë euro të Spitalit “Nënë Tereza” Tiranë ka marrë pjesë vetëm firma “AGS”, ku administratore është Alma Tafani, bashkëshortja e Nikolin Jakës.

Kjo firmë ka ofruar 99 % të fondit limit.

Sipas dokumenteve të publikuara në datën 22 qershor 2023 në Agjencinë e Prokurimit Publik, është bërë shpallja e fituesit të tenderit me objekt “shërbim lavanderie për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”, me afat të marrëveshjes kuadër 48 muaj dhe me fond të marrëveshjes kuadër 1,084,945,722 lekë pa TVSH.

Ndërkohë, më datë 13 tetor Gijotina.com ka denoncuar tenderin me objekt “Shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” Burimi i financimit: Buxheti i Shtetit. Super tenderi me një fond limit prej 3 miliardë lekësh të fituar nga firma “SORI-AL” SHPK, e themeluar nga NIkolin Jaka dhe tashmë ka kaluar në emër të Alma Tafanit.

Edhe në këtë tender Jaka dhe Tafani konkurruan të vetëm, ku duket qartë që në këto projekte ata kanë qenë të përcaktuar më parë si fitues nga Taulant Balla dhe Albana Fico.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: alabana ficoNikolin JakaQSUTTaulant Ballatende

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Trafiku i drogës, mbyllen hetimet për tre bandat kriminale në Itali

Trafiku i drogës, mbyllen hetimet për tre bandat kriminale në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com