GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit ka dënuar me 50 vite burg në total Laert Hasallën dhe Mariglen Matjanin, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, porositësi Laert Hasalla, donte të vdekur Marius Hasallën pasi i ati i kishte vrarë të vëllanë.

Ngjarja ka ndodhur më 30 mars 2023 ku Marius Hasallës iu organizua një atentat por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Seneja, pasi ndodheshin në të njëjtën veturë. Mësohet se atentati u motivua nga rrethanat e gjakmarrjes.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Fierit:

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 25 vite burgim, shtetasit L.H. dhe M.M. për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’ në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79, gërma ‘ë’, 25 dhe 22 të Kodit Penal dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit mbi procedimin penal nr. 150/2023, me të pandehur shtetasit L. H. dhe M.M. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Fier arriti të provojë se i pandehuri L.H., me qëllim për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait të tij R.H., ka bashkëpunuar me të pandehurin M.M., të cilit i ka porositur eleminimin fizik të shtetasit M.H. Në datë 30.03.2023, rreth orës 16.00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi R.H., ka siguruar armën e zjarrit e ka përgatitur vendin nga do shtinte, ka qëlluar njëmbëdhjetë herë në drejtim të këtij mjeti. Si pasojë e sulmit ka mbetur e plagosur shtetasja B.S., pasagjere në vendin e parë të mjetit. Shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka kuptuar sulmin dhe ka shtuar shpejtësinë duke bërë të mundur largimin e mjetit.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.”, shkruhet në njoftim.

Si ndodhi ngjarja?

Në vitin 2023, për motive gjakmarrjeje,  22-vjeçarit Marius Hasalla, iu krye një atentat, por e plagosur mbeti vetëm halla e tij, Bajame Sejena, pasi ndodheshin në një automjet. Në pranga ranë Mariglen Matjani dhe Laert Hasalla.  Hasalla ishte porositësi i atentatit dhe sipas policisë ai ka paguar Mariglen Matjanin që të vriste Maris Hasallës. Mësohet se porositësi donte ‘të vdekur’ Marius Hasallën, sepse 2 vite më parë para se të ndodhte ky atentat, i ati i Mariusit, ka vrarë Romeo Hasallën, vëllanë e Laert Hasallës.

Gjithçka ka nisur për një konflikt toke prej 2 hektarësh. Mosmarrëveshja  arriti kulmin në vitin 2021, kur Kastriot Hasalla qëlloi me armë zjarri ndaj kushërinjve të tyre, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin, Romeo Hasalla dhe të plagosur Shaip Hasallën së bashku me dy djemtë e tij, Emiljano dhe Laert Hasallën. Policia arrestoi Afrim Hasallën por më pas u la i lirë, pasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici duke pranuar krimin. Ky i fundit  është dënuar me 35 vite burg.

Etiketa: FierGjykateVrasje

Lajme të lidhura

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit
Aktualitet

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani
Aktualitet

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi
Aktualitet

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26
Para
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com