GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fierza prej 6 muajsh nën mesataren historike, çmimet në bursa prekin rreth 750 euro/MWh

07:48 - 17/08/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Reshjet përmirësojnë situatën hidrike në 3 hidrocentralet kryesore në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hidrocentrali i Fierzës, më i madhi në kaskadën e Drinit ka qëndruar gjatë këtij viti nën mesataren historike sa i takon nivelit të liqenit. Situata aspak e mirë hidrike e gjeti nivelin e HEC-it në janar 270.68 metra dukshëm nën mesataren historike që llogaritet 275.5 metra. Përkeqësimi gradual i Fierzës ka vijuar edhe në shkurt në raport me mesataren ku shënoi 268.28 metra për të kulmuar në mars me 260.67 metra teksa mesatarja për këtë periudhë është 279.82 metra.

Nisja e reshjeve të shiut dhe borës përmirësuan këtë bilanc në prill duke vijuar me rritje deri në maj kur niveli edhe pse arriti 289 metra sërish ishte nën mesataren historike për këtë periudhë e cila është 290.68.

Rritja e çmimeve të energjisë në bursa detyroi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare që të bazonte prodhimin tashmë në qershor kryesisht në vend edhe pse kjo rritje u bë më e theksuar në korrik. Në qershor niveli i Fierzës ishte 288 metra ndërsa mesatarja historike është 289.53 metra.

Në datë 15 gusht Korporata Elekteoenergjetike Shqiptare raportoi se po prodhonte 17 mijë MWh energji nga HEC-et në vend duke tentuar kështu të mbrohet nga çmimet e shtrenjta në bursa por edhe pamundësia për të siguruar energji nga tregu i lirë në moment të fundit. Kjo ka bërë që nivelet e HEC-ve të vijojnë të bien ku Fierza shënonte 278.62 metra. Rezerva energjetike ka zbritur në 722.9 Gwh.

Me këto ritme nëse çmimet nuk do të njohin ulje dhe nëse do të mungojnë reshjet tetori do të jetë një muaj i vështirë për sektorin energjetik në vend. KESH ndërkohë parashikon që të verë në funksion në vjeshtë prodhuesit termikë në Vlorë në vjeshtë.

Çmimet në bursa

Aktualisht çmimet në bursa vijojnë të mbeten të larta. Në Bursën e Hungarisë 1 MWH energji për datën 16 qershor u tregua mesatarisht me 500 euro në bazë dhe 509 euro/MWH në pik. Në raport me një ditë më parë kjo rritje ishte me 17.18 për qind në bazë dhe 17.83 për qind në pik.

Ndërkohë për datën 17 gusht çmimi i një megavat/orë energji ka arritur 553 euro/MWh në bazë dhe në pik 573 euro/MWh me një rritje 12.48 për qind në raport me një ditë më parë. Çmimi më i lartë është regjistruar për fashën orare 20:00 ku 1 MWh ka prekur nivelin 747.93 MWh, nivele këto të çmendura dhe që paralajmërojnë se Europa dhe vendi ynë do të përballen me muaj të vështirë para.

Çmimet në pjesën e parë të gushtit kanë qenë më të qëndrueshme sesa në fund të korrikut më së shumti nga një ngadalësim i kërkesës për energji si rrjedhojë e ngadalësimit ekonomik që po vihet re në këtë periudhë./Monitor/

 

Etiketa: bursacmimetFierzahistorikemesatare

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin

Ndërhyrja e NATO-s para takimit në Bruksel, Stoltenberg takon sot Kurtin dhe Vuçiçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Lexo më shumë
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com