GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Fillojnë nga Elbasani e Korҫa seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, Mema: Monitorojmë ҫdo element të talentuar

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillojnë nga Elbasani e Korҫa seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale, Mema: Monitorojmë ҫdo element të talentuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti Teknik në FSHF ka filluar këtë javë seleksionimet për Përfaqësueset Rajonale me datëlindjet 2008, 2009 dhe 2010. Seleksionimet do të zhvillohen në tetë Zyrat Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të evidentuar elementët cilësorë në këto grupmosha dhe më pas për të vazhduar përgatitjet ҫdo fillim jave me stafet teknike që ka Përfaqësuese Rajonale për ekipet U-13, U-14 dhe U-15.

Seleksionimi për elementët më cilësorë të këtyre skuadrave ka filluar me Zyrën Rajonale të Elbasanit, ku ishin të pranishëm Sulejman Mema, specialist pranë Drejtorisë Teknike në FSHF, Armand Dama, trajneri Kombëtares U-15, Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-18 si edhe trajnerët e ekipeve Përfaqësuese Rajonale të Elbasanit, Eriol Merxha, Egert Kuci, Marsid Dushku, Muhamerr Dosti dhe Bujar Gogunja.

Në seleksionime ishin të pranishëm 141 lojtarë, respektisht 46 futbollistë të datëlindjes 2008, 58 futbollistë të datëlindjes 2009 dhe 37 futbollistë të datëlindjes 2010. Për fshf.org, Sulejman Mema, u shpreh se organizimi i Përfaqësueseve Rajonale është shumë i rëndësishëm për të mbajtur nën monitorim të gjithë elementët cilësorë nëpër Shqipëri dhe për të bërë përzgjedhjen më të mirë për ekipt Kombëtare. “Kemi ardhur në Elbasan, ashtu si ҫdo vit, për Ekipet Përfaqësuese Rajonale që fillojnë organizimin në fillim sezoni për të përzgjedhur elementët më të mirë për skuadrat U-13, U-14 dhe U-15. Qëllimi jonë është të evidentojmë lojtarët e datëlindjeve 2008, 2009 dhe 2010.

Këtë vit shtohen datëlindjet 2008 sepse datëlindjet 2007 shkojnë te ekipet Kombëtare më lart. Nga vjet në këtë vit ka progres te lojtarët që kemi evidentuar. Shpresoj shumë që edhe këtë vit puna të shkoj mirë në Turneun e Përfaqësuese Rajonale që bëhet në muajin dhjetor, ku Elbasani shkon luan në Fier, të jetë në ato parametra që kanë qënë në vitin e kaluar.

Do të ndjehem mirë që Elbasani shumë shpejt të marri atë pamjen që ka pasur, flas për skuadrën e parë që është në kategoritë inferjore, duke parë që është qytet i traditës në futbollin shqiptar dhe gjithmonë na ka furnizuar me element të mirë”, u shpreh Sulejman Mema, specialist pranë Departamentit Teknik në Federatën Shqiptare të Futbollit. Seleksionimet kanë filluar edhe në Zyrën Rajonale të Korҫës për grupmoshën nën 14 vjeҫ dhe do të vazhdojnë javën e ardhshme në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër, Lezhë e Shkodër.

Etiketa: fshfGIJOTINASeleksionimet

Lajme të lidhura

Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj
Sport

Derbi vëllazëror ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën 3-1 dhe vijon me ambicie aventurën e saj

07:45 - 25/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë
Sport

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:
Sport

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26
Para
Idriz Batha: Partizani ka trysni, Tirana më e qartë, ky është pengu im i vetëm

Idriz Batha: Partizani ka trysni, Tirana më e qartë, ky është pengu im i vetëm

TË FUNDIT

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rënia e Piktorit, parakusht që Shqipëria të pastrohet nga plehu politik i tri dekadave të hajdutokracisë

09:29 - 25/08/26

Nga Kim Mehmeti   A e keni vërejtur se si kanë heshtur deputetët dhe funksionarët e „Rilindjes“? Ata mbase as...

Lexo më shumë
Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

Vera e nxehtë dhe zjarret, Shqipëria mes zonave me temperatura mbi normalen

09:17 - 25/08/26
Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

Aksident tragjik! Motori përplaset me bordurën, humbin jetën dy persona në Golem

08:42 - 25/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 25 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 25/08/26
87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

87 ditë revolucion! Shqiptarët nuk tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama: Shqipëria është e jona!

08:10 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com