GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fillon nga sot devijimi i trafikut në segmentin Fushë Krujë-Thumanë

08:46 - 23/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon nga sot devijimi i trafikut në segmentin Fushë Krujë-Thumanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se do të kryejë punime në aksin Fushë Krujë – Thumanë e për rrjedhojë, në 21 ditët në vazhdim, do të bëhet devijimi i trafiku.

“Në kuadër të kontratës së mirëmbajtjes, më datë 23 maj 2023 fillon ndërhyrja për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Fushë Krujë-Thumanë, njoftoi ARRSH dhe prezantoi planin e qarkullimit.

Sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjes së tabelave informuese për çdo devijim, drejtuesit e mjeteve do të orientohen për rrugën që do të ndjekin.

Puna do të realizohet me segmente pjesore, me devijime rrugësh alternative, me qëllim që të mos sjellë ndërprerje të qarkullimit të trafikut.

Punimet do të zgjasin 21 ditë si më poshtë

– 4 ditët e para do të punohet në segmentin Kryqëzim Luz–Kryqëzim Borizanë, ku sensi i lëvizjes Tiranë–Milot do të qarkullojë nëpërmjet rrugës alternative në segmentin Kryqëzim Luz–Qendër Borizanë–Kryqëzim Borizanë.

– Duke filluar nga dita e pestë deri në ditën e gjashtë, puna do të vijojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Rrethrrotullimi Thumanë. Sensi Tiranë– Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë–Qendër Borizanë–Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë. Më pas do të vijojë lëvizjen normale në drejtim të Milotit.

– Duke filluar nga dita e shtatë deri në ditën e nëntë, puna do të vazhdojë në segmentin Rrethrrotullimi Thumanë-Kryqëzim Borizanë. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Qendër Borizanë-Thumanë-Rrethrrotullimi Thumanë.

– Duke filluar nga dita e dhjetë deri në ditën e katërmbedhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Borizanë-Kryqezim Luz. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Kryqëzim Luz-Qendër Borizanë-Kryqëzim Borizanë.

– Duke filluar nga dita e pesëmbëdhjetë deri në ditën e shtatëmbëdhjetë, puna do të vazhdojë në segmentin Degëzim Y-Kryqëzim Luz. Sensi Tiranë–Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

– Duke filluar nga dita e tetëmbëdhjetë deri në ditën e njëzet e një, puna do të vazhdojë në segmentin Kryqëzim Luz-Degëzim Y. Sensi Tiranë-Milot do të kalojë në segmentin Degëzim Y-Fushë Krujë-Unazë-Kryqëzim Luz.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin si dhe zbatimin e sinjalistikës provizore nga drejtuesit e mjeteve lidhur me këtë devijim.

Image

Etiketa: devijimThumaneTrafik

Lajme të lidhura

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës
Aktualitet

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit
Aktualitet

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit

13:37 - 11/03/26
Para
Mourinho drejt largimit nga Roma, ja ekipi që hidhet në sulm

Mourinho shpërthen pas dënimit të Juves: Kampionat i falsifikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26

Policia e Tiranës ka njoftuar akset që do të bllokohen ditën e nesërme gjatë kohës që Partia Demokratike do të...

Lexo më shumë
Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

Çlirohen bastet sportive, gati aktet nënligjore të Qeverisë

17:16 - 11/03/26
Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

U shpall antikushtetuese mbyllja e TikTok, Rama komenton vendimin e GJK

15:26 - 11/03/26
Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

Kush do të drejtojë Policinë e Shtetit? Zbulohen kandidatët pas largimit të Prodës

15:11 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com