GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Fillon puna për hekurudhën Shqipëri-Greqi, projekti do të kushtojë 840 milionë dollarë

23:21 - 02/02/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Fillon puna për hekurudhën Shqipëri-Greqi, projekti do të kushtojë 840 milionë dollarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke dhe shqiptare të transportit njoftuan të mërkurën fillimin e punës paraprake për ndërtimin e hekurudhës midis Greqisë dhe Shqipërisë duke shpallur tenderin për studimin e fizibilitetit për seksionin Krystallopigy- Pogradec.

Një konsorcium greko -shqiptar i përbërë nga enti grek që menaxhon hekurudhat (OSE), kompania greke që zbaton projekte të Bashkimit Europian (ERGOSE) dhe Ministria shqiptare e Transporteve kanë shpallur kriteret që duhet të përmbushë studimi për seksionin hekurudhor “Krystallopigy – Pogradec”, me një gjatësi totale prej rreth 130 km brenda territorit grek dhe shqiptar.

Studimi pritet të vlerësojë burimet aktuale në terren në të dy anët e kufirit për zbatimin e projektit, qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe financiare të kësaj hekurudhe dhe ndikimet e saj në transportin e pasagjerëve edhe mallrave.

Për kryerjen e studimit, financimi prej 85% është siguruar nga Bashkimi Evropian dhe 15% nga burimet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar.

Studimi deri në përgatitjen e kontratës pritet të zgjasë pesë muaj.

Të dy vendet presin mbështetjen financiare të Bashkimit Europian për zbatimin e projektit i cili vlerësohet paraprakisht në kapë shumën mbi 840 milionë dollarë, nga të cilat 720 milionë investim në anën greke dhe rreth 120 milionë investim në anën shqiptare.

Projekti i linjës hekurudhore Greqi -Shqipëri garanton në sejcilin shtet lidhjen me rrjetin e brendshëm hekurudhor. Por në anën shqiptare, vija hekurudhore Librazhd –Pogradec, aktualisht nuk është në funksionim.

Sipas një vlerësimi të Entit të Hekurudhave shqiptare, vija hekurudhore nga Durrësi deri në Pogradec do të kërkonte një investim prej rreth 200 milionë dollarë për rehabilitimin e saj.

Edhe rrjeti i brendshëm hekurudhor shqiptar, mbi 420 kilometëra i gjatë, është në gjendje të mjerueshme, mbi 80% i amortizuar, sipas vlerësimeve zyrtare dhe funksionojnë vetëm disa linja kryesisht për transportin e mallrave.

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2020 përmes linjave hekurudhore lëvizën rreth 18 mijë pasagjerë dhe 630 mijë tonë mallra, nga rreth 76 mijë pasagjerë dhe 199 mijë ton mallra që kishin lëvizur në vitin 2018.

Shtatë vite më parë, qeveria dha me koncesion linjat hekurudhore Fier – Vlore dhe Fier – Ballsh, të cilat ende nuk janë vënë në funksion për pasagjerët, ndërsa vitin e shkuar nisën punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës./VOA/

 

Etiketa: GreqihekurudhaprojektiPunaShqiperi

Lajme të lidhura

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos
Breaking Views

Blendi Gonxhe “hap thesin” për autoburgje: 640 milionë lek për bashkëshortin e Emiriana Sakos

23:09 - 18/02/26
Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma
Aktualitet

Shqipëria e pambrojtur nga zjarret/ Punonjësit në kushte primitive, pa mjete dhe uniforma

10:56 - 18/02/26
Para
“E kush do makina?” Lei Kraja rrëfen dhuratën më të shtrenjtë që i kanë bërë

“E kush do makina?” Lei Kraja rrëfen dhuratën më të shtrenjtë që i kanë bërë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale
Aktualitet

Topalli: Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni! Mali i Zi mbyll kapituj për integrimin, ne hapim skandale

14:16 - 19/02/26

Deputetja demokrate, Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë...

Lexo më shumë
Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

Ndeshjet e Superiores, java e 25-të nis të premten me superduelin Egnatia-Dinamo

13:50 - 19/02/26
“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

13:31 - 19/02/26
“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

“Realiteti është një fushë me lopë”, Shehaj nxjerr foton, reagon Ibrahimaj: Është në fazën virtuale

12:56 - 19/02/26
Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

Berisha: Darka e eurodeputetëve me Edi Ramën do mbahet mend prej tyre si unike në shkallën e legenosjes

12:54 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com