GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalet e Futsallit, Tirana fiton raundin e parë ndaj Flamurtarit

14:55 - 24/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalet e Futsallit, Tirana fiton raundin e parë ndaj Flamurtarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është luajtur në Vlorë ndeshja e parë e finales së Kampionatit Kombëtar të Futsallit 2022-23 mes Flamurtarit Futsal dhe Tirana Futsal, sfidë që rezultatin 3-9 në favor të ekipit kryeqytetas. Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sportit ka dhuruar spektakël dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh. Dy ekipet erdhën në këtë finale pasi mbyllën sezonin e rregullt në dy vendet e para dhe arritën të kalonin edhe turin play-off, duke siguruar kështu shansin për të siguruar trofeun më të rëndësishëm sezonal.

Bardheblutë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Mërtirit që në minutën e parë, por vlonjatët barazuan  në minutën e 6-të me Kalus. Gjithsesi, miqtë kanë qenë më konkretë në finalizim dhe rigjejnë avantazhin me Kacën në minutën e 8-të, me sulmuesin që i çon shifrat në 1-3 vetëm dy minuta më vonë. Golat e Prendit në minutën e 12-të dhe Doçit në minutën e 13-të të e fiksojnë rezultatin e pjesë së parë në 1-5.

Në pjesën e dytë Tirana arrin të menaxhojë situatën, duke shënuar sërish me Mërtirin në minutën e 30-të, Muçën në minutën e 33-të dhe Prendin në minutën e 34-t, duke hipotekuar fitoren. Në minutat e fundit Flamurtari arrin të shënojë dy herë me Kapajn (38’) dhe Qopekaj (39’). Gjithsesi, Tirana realizon edhe një gol të fundit me Kacën për të vulosur rezultatin final në shifrat 3-9 në favor të bardhebluve.

Ndeshja e dytë e finaleve do të luhet më datë 27 prill 2023 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe nëse Tirana arrin të fitojë sërish atëherë do të shpallet automatikisht kampione e Shqipërisë në futsall. Nëse do të fitojë Flamurtari ndeshjen e dytë, atëherë do të luhet edhe ndeshja e tretë në Vlorë më datë 30 prill 2023.

Duhet thënë se ky sezon ka qenë një sukses i vërtetë në çdo drejtim, si në rritjen e skuadrave dhe futbollistëve pjesëmarrës, ashtu edhe në aspektin sportiv, duke ngjallur interes dhe emocione në pallatet e sporteve.

Në fundjavë është luajtur edhe ndeshja e vlefshme për Kupën e Mirënjohjes mes Eagles Land Futsal dhe Forcat e Armatosura Futsal, që përfundoi me rezultatin 4-7 me Forcat e Armatosura që fitoi trofeun simbolik.

Etiketa: FutsallTirana

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Para
Më e mirë Teuta apo Afrona? Blero krahason ish-bashkëshortet

Më e mirë Teuta apo Afrona? Blero krahason ish-bashkëshortet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com