GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Finalja e FA Cup, ja pse City-United është historike

11:49 - 03/06/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e FA Cup, ja pse City-United është historike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sytë sot janë në “Wembley” në finalen e madhe të FA Cup midis Manchester Cityt dhe Manchester United, derbi i parë i Mançesterit, në finalen e FA Cup. Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull (1999).

Djemtë e Guardiolës e kanë fituar për herë të fundit titullin e Fa Cup në vitin 2019, ndërsa këtë sezon, ky trofe merr një rëndësi të madhe, pasi në Angli konsiderohet si prova e vërtetë e “Citizens” përpara finales së madhe të Stambollit, më 10 qershor, kundër italianëve të Interit për Champions League.

Në anën tjetër skuadra e Erik Ten Hag synon të fitojë trofeun e dytë sezonal, pas suksesit në Carabao Cup. “Djajtë e kuq” nuk i kanë fituar kurrë më parë në historinë e tyre dy trofetë e kupave angleze, por ata vijnë në këtë sfidë pas një serie prej katër fitoresh radhazi, duke e mbyllur në vendin e tretë në Premier League.

Në historinë e FA Cup, vetëm Arsenali ka bërë më mirë se United. “Djajtë e Kuq” e kanë fituar 12 herë këtë trofe, ndërsa “Topçinjtë” kryesojnë me 14 tituj. Për herë të fundit, United triumfoi në FA Cup në 2016. Ndërsa në 19 vitet e fundit, “Djajtë e Kuq” kanë triumfuar vetëm një herë në këtë kompeticion.

Në këtë sezon do të jetë ndeshja e tretë mes Cityt dhe United. Skuadra e Erik Ten Hag është përballur dy herë me kampionët e Anglisë në kampionat, këtë sezon. Sfida e parë foli për të besuarit e Guardiolës që shkatërruan United 6-3, ndërsa në Old Trafford, skuadra e trajnerit Erik Ten Hag fitoi me rezultatin 2-1 (me shumë polemika).

Finalja e FA Cup do të startojë në orën 16:00.

Etiketa: City-UnitedFA CUPfinalja

Lajme të lidhura

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Para
Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin

Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com