GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi përplasin brirët për trofeun

21:00 - 24/04/24
në KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Finalja e Kupës, Egnatia dhe Kukësi përplasin brirët për trofeun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Egnatia – Kukësi, vendi i parë në kampionat me vendin e fundit. Këto dy skuadra do të përballen më 14 maj në “Air Albania”, për të përcaktuar fituesin e Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Ekipet finaliste u përcaktuan këtë të mërkurë, teksa Kukësi u mund nga Tirana me rezultat minimal, megjithatë u kualifikua falë fitores 2-0 të ndeshjes së parë gjysmëfinale. Egnatia, nga ana tjetër, barazoi në shtesë 1-1 me Vllazninë. Nëntëdhjetë minutat u mbyllën me avantazhin minimal të shkodranëve, siç përfundoi dhe takimi i parë në favor të rrogozhinasve.

Më herët gjatë rrugëtimit për në finale, Kukësi mundi Elbasanin dhe Partizanin, ndërsa Egnatia kaloi Lushnjen dhe Laçin.

Tirana – Kukësi

Tirana provoi deri në fund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por nuk ia dolën të përmbysnin disfatën e ndeshjes së parë 2-0. Bardheblutë fituan në “Air Albania” me shifrat 1-0, një triumf që nuk mjaftoi teksa në fund ishin verilindorët ata që festuan një biletë për në finale.

Takimi nisi me skenarin perfekt për kryeqytetasit duke qenë se kaluan në avantazh në minutën e 21 me anë të Deliut (video e golit). Po në pjesën e parë, Tirana iu afrua golit të dytë me anë të Patrick që u ndal nga traversa. Në fund të fraksionit të parë, Kukësi gjeti golin e barazimit me Lamçen, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR me lojtarin që e kishte prekur topin me dorë.

Në 45-minutëshin e dytë, skuadra e drejtuar nga Erbim Fagu tentoi për të gjetur golin e dytë, por sërish fati ishte në anën e verilindorëve pasi traversa i erdhi në ndihmë portierit Tafas pas një goditje në zonë të Patrick.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe në këtë formë, ekipi i udhëhequr nga trajneri Bledar Devolli ia doli të festonte në “Air Albania” biletën për në finalen e Kupës që zhvillohet po në stadiumin kombëtar më datë 14 maj duke nisur nga ora 19:00.

Vllaznia – Egnatia

Vllaznia nuk ia doli përballë Egnatias në “Loro Boriçi”. Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës, shkodranët barazuan 1-1 me rrogozhinasit, teksa u penalizuan nga humbja e ndeshjes së parë me shifrat 1-0.

Vllaznia e nisi mirë ndeshjen duke qenë se kaloi në avantazh në minutën e 29 me anë të Rejan Alivodës. Një avantazh që për kuqeblutë zgjati përgjatë gjithë 90-minutëshit, me sfidën që iu drejtua kohës shtesë.

U duk se koha shtesë do të shkonte ters për rrogozhinasit pasi Albano Aleksi la të tijtë në inferioritet numerik, pasi mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 92. Megjithatë, në minutën e 103, Montenegro shënoi për Egnatian (video e golit) dhe i dhuroi në fund skuadrës së tij biletën e finales më datë 14 maj në “Air Albania”, aty ku do të sfidojë Kukësin.

Etiketa: egnatiaKryesore1Kukesikupa e shqiperiseVllaznia

Lajme të lidhura

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital
Breaking Views

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Para
“Skandal korrupsioni”/ Pas Bild, edhe media franceze raporton për aferat në Bashkinë Tiranë

Protesta për dorëheqjen e Veliajt, Berisha apel spektrit opozitar për bashkim: Rama e shiti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26

Nazmi Gripshi tashmë është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Mesfushori me tipare sulmuesi nis kështu aventurën e tij...

Lexo më shumë
Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

Rrëshqitje dherash dhe çarje masive të asfaltit në aksin Librazhd–Pogradec, ndalohet qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë

10:21 - 21/02/26
U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

U dënua për lidhje me krimin dhe blerje votash, lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja

10:00 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është  klasifikuar si sekret

Ish-zyrtari i AKSHI-t Daniel Shima jep 2 herë dëshmi në SPAK, rrëfimi është klasifikuar si sekret

09:29 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com