GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Firmoset marrëveshja, Kuvendi do të pajiset me infrastrukturë virtuale

20:06 - 27/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmoset marrëveshja, Kuvendi do të pajiset me infrastrukturë virtuale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Kuvendi kanë nënshkruar aktin e dhurimit që siguron infrastrukturën virtuale të desktopit (VDI) për Kuvendin e Shqipërisë. Akti i dhurimit u nënshkrua sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjoncaj dhe  Kreu i Prezencës së OSBE-së Vincenzo Del Monaco, në praninë edhe të  Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe Ambasadorit zviceran Adrian Maître.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizoi se kjo marrëveshje do të do të lehtësojë ligjbërjen, konsultimin publik, sigurinë dhe aksesueshmërinë e informacionit parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë i është mirënjohës Qeverisë së Zvicrës dhe OSBE-së që mundësuan ndërtimin e këtij sistemi dhe kemi besim se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë.”

“Vlerësojmë përpjekjet e Kuvendit për t’u përshtatur edhe ne kohe të vështira siç është përballja me pandeminë Covid19, duke i theksuar këto edhe në raportin tonë për Shtetet pjesëmarrëse. Ne përgëzojmë zgjidhjet novatore siç është sistemi VDI, duke bërë të mundur që Parlamenti Shqiptar të jetë një pikë referimi edhe në rajon për sa i përket teknologjisë së informacionit duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe punës legjislative”, theksoi Kreu i Prezencës së OSBE, Vincenzo Del Monaco.

“Ky projekt është pjesë e programit tonë më të gjerë të bashkëpunimit zviceran me Shqipërinë që reflekton një nga objektivat strategjike të tij. Gëzohem që donacioni i sotshëm i Infrastrukturës Virtuale të Desktopit (VDI) kontribuon për përmirësimin e efiçencës së funksioneve të Parlamentit. Krahas komponentëve të tjerë që synojnë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së Parlamentit, ai forcon procesin demokratik të Shqipërisë” – tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Infrastruktura virtuale e desktopit (VDI) do të përdoret nga deputetët dhe stafi administrative i Kuvendit për të përmirësuar komunikimin, punën nga larg si dhe për të lehtësuar procesin për legjislacionin electronik. Në kushtet e përshtatjes me kufizimet e COVID-19 kjo infrastrukturë mundëson një rrjedhë më të mirë të proceseve të punës. VDI jep më shumë zgjidhje, më shumë siguri dhe më shumë shpejtësi për punën si nga zyra ashtu edhe nga larg.

Ky ishte një investim i përbashkët midis Kuvendit dhe projektit ‘Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Civil’ që zbatohet nga OSBE dhe mbështetet nga Zvicra.

Etiketa: infrastruktureKuvendivirtuale

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
ONM kërkon shkarkimin e Atalanta Zeqiraj, kolegët e saj në Vlorë ngrejnë një peticion kundër këtij propozimi

ONM kërkon shkarkimin e Atalanta Zeqiraj, kolegët e saj në Vlorë ngrejnë një peticion kundër këtij propozimi

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com