GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Firmosnin martesa fiktive, në hetim 4 punonjës të gjendjes civile Tiranë

12:19 - 08/02/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Firmosnin martesa fiktive, në hetim 4 punonjës të gjendjes civile Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa po raportonte kontrollet e javëve të fundit nga drejtoria Antikorrupsion , ministri Ulsi Manja tregoi se Prokuroria ka nisur hetimet për 4 punonjës të gjendje civile në Tiranë.  Sipas të dhënave, një shtetase ka realizuar martesë me një person të burgosur në Itali, kundrejt pagesës që iu ka dhënë punonjësve të gjendjes civile për ta firmosur certifikatën e martesës.

“Rasti i parë i përket B.H, e cila ka realizuar një martesë fiktive mes një të burgosur në shtetin italian dhe një qytetareje shqiptare, kundrejt pagesës. Në procesverbalin e formuluar nga zonja, bashkëshorti që në fakt ndodhej në burg ne Itali, figuron si i pranishëm këtu në Tiranë. Puna e Drejtorisë Antikorrupsion ka nisur pasi zonja që figuron bashkëshorte, ka bërë një ankesë për zhbllokimin e dokumenteve biometrikë. Pas kësaj ankese, nga specialistët e drejtorisë sonë ka nisur hetimi që ka rezultuar në këtë falsifikim kundrejt shpërblimit nën dorë. Kemi bërë kallëzimin në prokurori për falsifikim dokumentesh nga punonjësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre”, tha ai.

Ndërkohë, Manja thekson se rasti tjetër i abuzimit me detyrën është po në këtë institucion. 3 punonjës të tjerë të gjendjes civile në Tiranë po hetohen nga Prokuroria pasi kanë falsifikuar dokumentet e martesës së një shtetaseje, që t’i siguronin asaj letrat angleze. “Rasti I dytë ka të bëjë sërish me gjendjen civile këtu në Tiranë. Shtetaset S.A, E.T, dhe E.N, janë kallëzuar në prokurori me akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga nëpunësi i gjendjes civile dhe shpërdorim detyre. Zonjat në fjalë, në bashkëpunim me njëra -tjetrën kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile për martesa.

 Janë ato martesat për të cilat ju keni dëgjuar, pra rëndom quhen për të marrë dokumentet angleze. Sepse këto martesa dyshohet se janë bërë pas dhënies së ryshfetit kundrejt këtyre punonjësve. Pas verifikimeve që kanë bërë specialistët e Drejtorisë së Antikorrupsionit, çështja është kallëzuar në Prokurori”, tregoi Manja.   Ndërkaq, bëhet me dije se hetimet vazhdojnë dhe persona të tjerë po ndiqen penalisht.

Etiketa: hetimeprokuroriUlsi Manja

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha
Aktualitet

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Para
Çfarë ndodhi? Policia ndërpret xhirimet e videoklipit të dy reperëve shqiptarë

Çfarë ndodhi? Policia ndërpret xhirimet e videoklipit të dy reperëve shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com